E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore dhe viti ‘97

Në shkrimin e mëparshëm, duke marrë shkas nga një deklaratë e z.Berisha me rastin e 20-vjetorit të BB në Shqipëri ku ai indirekt duket se i sheh institucionet e Bretton Wood si Suden, analizuam faktin se z.Berisha nuk mund t’i lajë dot duart si Pilati në ngjarjet e vitit ‘97 dhe t’ia hedhë fajin ‘qeverisë hije’ të ndërkombëtarëve në Tiranë për shtetin e rrezikshëm mafioz që ndërtoi në këtë pjesë të Ballkanit në vitet 1992-’97. Për futjen e vendit, ndotjen e gjithë shoqërisë shqiptare dhe përfshirjen e segmenteve më të rëndësishme të qeverisë së parë të PD me të në krye në të gjitha aferat e pista kriminale do të flasim më poshtë. Është çudi se si ka pasur naivë të cilët besonin më 2005 se z.Berisha ishte vetëm një viktimë e mungesës së eksperiencës dhe se ai ka qenë një person me duar të pastra. Kjo është edhe sot, pas dy mandateve 2005-2013, shakaja më e pabesueshme pas qeverisjes së tij më të sofistikuar dhe tashmë ai nuk mund t’i gënjejë dot shqiptarët të cilët e kuptojnë se sa në hall ka rënë gjithë shoqëria shqiptare sot e në të ardhmen e afërt me grupin e rrezikshëm të përfituesve prej ekonomisë shqiptare të mafiozëve që qëndrojnë pranë tij. Gjithsesi, ajo që duhet thënë si përforcim i risisë të sulmit të fshehtë ndaj institucioneve të Bretton Wood-it me rastin e 20-vjetorit të BB në Shqipëri, është vazhdimi i sulmit të dytë të tij ndaj Elitës ekonomike dhe veçanërisht asaj bankare në një forum të KE në Strasburg mbi demokracinë dhe tregjet në tema të tilla si “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja” ku krahas zbulimeve të tilla të ngjashme prej tij si uji e ka formulën kimike H20 para evropianëve, ai ju sugjeroi atyre se nëse do të kishin parë veprimet e qeverisë së tij që kishte eksperiencën e fajdeve, nuk do tu kishte ndodhur kolapsi financiar e monetar që u frenoi ekonominë. Në këtë drejtim ai theksoi dy gjëra: Që fajin për këtë kolaps e ka elita bankare e cila prej tij duket se konceptohet si Sudja dhe Xhaferri dhe se ky faj duhet ndaluar me ligje më të forta ndaj tyre. I edukuar me një amalgamë idesh si ish-sekretar partie i PPSH-së dhe si një ‘kalorës’ i madh i kapitalizmit e i tregut të lirë, i obsesuar ndaj fuqisë së Elitave ekonomike të cilat kanë akses mbi vendimmarrjet politike dhe emrat e politikanëve në pushtet, të cilët shihen nga kjo Elitë si administratorë të përkohshëm të një pjese të resurseve të tyre monetare të derdhura në subjektin më të madh ekonomik që quhet buxheti i shtetit, z.Berisha e ka të vështirë të pranojë trysninë e Qeverisë së fshehtë botërore që ka aksionerë të padukshëm anëtarët e kësaj Elite, mbi atë territor e popull që ai tashmë ka vite që i konsideron si çiflig të tij dhe njerëzve të tij të afërt. Kjo Elitë që e largoi me marifet më 1997, po kjo e solli në pushtet 8 vjetët e fundit z.Berisha. Duke e ndjerë se kjo Elitë do t’i këputë tubin e oksigjenit të pushtetit të tij të ekzagjeruar mbi e nën tokësor, ai i propozon Elitës politike të Strasburgut të rebelohet kundër këtyre rregullave dhe ata të jenë violinë e parë në sistemin kapitalist, ashtu siç ndodh në Shqipëri ku deri më sot çdo elitë politike në pushtet shkatërron një elitë të caktuar efemere ekonomike të mëparshme dhe përpiqet të ngrejë një elitë të vetën ekonomike. Berisha sot ndodhet i pushtuar nga ethet e Xhon Kenedit i cili u sponsorizua pas lutjesh të mëdha për mbështetje të babait të tij Jozefit ndaj Mafies së Çikagos dhe Majer Lanskit, si dhe ndaj Elitës çifute të bankingut të cilat më pas kërkoi dëshpërimisht t’i shkatërronte së bashku me Fed-in. Gjithsesi le të vazhdojmë me këtë logjikë konspiracioniste e t’i shohim si rrodhën ngjarjet e vitit ‘97, konkretisht në Shqipëri. 

2. Pas fundit të shtetit komunist, në vitin 1991, kapitalizmi perëndimor për shumë shqiptarë ishte supozuar jo vetëm si simbol i fundit të një epoke, por edhe si një premtim i pasigurt i një jete më të mirë. Të ardhurat dhe prodhimi kishin rënë pingul nën goditjen e reformave për tregun e lirë të imponuara nga kreditorët. Duke filluar nga viti 1991, ekonomia kombëtare thamë se është kontrolluar gjerë e gjatë nën mbikëqyrjen e institucioneve të Bretton Wood. Me likuidimin e pjesës më të madhe të ndërmarrjeve shtetërore, pati një vërshim të papunësisë dhe varfërisë. Një hapje ndaj kapitalizmit perëndimor u regjistrua qysh me presidentin Ramiz Alia. Marrëdhëniet diplomatike të rivendosura me Bonin në vitin 1987, kishin çuar në një ekspansion të tregtisë me KE. Në vitin 1990, në Plenumin XI, PPSH përshtati një program të reformave ekonomike që inkurajonte investimet e huaja dhe u jepte autonomi më të madhe menaxherëve të ndërmarrjeve shtetërore, reforma këto që u lejuan edhe eksponentëve të nomenklaturës komuniste që të akumulonin pasuri kombëtare. Në vitin 1991 u rivendosën marrëdhënie të plota diplomatike me Uashingtonin. Më pas, kapitali financiar ndërkombëtar i besoi PD së Berishës të cilin e sponsorizuan gjerësisht në fushatën e vitit ‘92. Nga ana e tyre, institucionet e Bretton Wood (përgjegjëse për aktivitetin e konsulencës pranë qeverisë) insistonin në çrregullimin total të sistemit tonë bankar. Asnjë pengesë nuk u duhej vendosur krijimit të piramidave, asnjë kufizim nuk duhej bërë ndaj luhatjeve të monedhës. Gjykimi i shëndoshë padyshim do të tregonte se fluksi i parave të pista, remitancave dhe kapitaleve qarkulluese po ndihmonte vendin për të përmirësuar bilancin e tij të pagesave. Me fjalë të tjera, sipas teorisë së Berishës, Perëndimi jo vetëm toleroi një ambient financiar në të cilin kriminelëve dhe kontrabandistëve u lejohej të lulëzonin, por sistemi i “tregut të lirë” vuri edhe bazat për kriminalizimin e aparatit shtetëror. Kuptohej qartë se “medicina e fortë ekonomike” e imponuar nga kreditorët e huaj, kontribuonte për progresin e një ekonomie të zgjeruar kriminale që lulëzonte mbi varfërinë dhe mbi çrregullimet e ekonomisë kombëtare. FMN priti deri në tetor të vitit 1996, përpara se të jepte alarmin, ndërkohë që katër vjet BB, huadhënësit amerikanë dhe evropianë e ministrat e jashtëm të vendeve perëndimore patën qenë të gatshëm që të mbështetnin veprimtarinë e klasës politike shqiptare. Ndërkohë, ndërsa vazhdonte kaosi i hiperinflacionit dhe i revoltave të rrugës, që paraprinë zgjedhjet e vitit 1992, interesat e botës së afaristëve gjermanë, italianë dhe amerikanë kishin zënë vend me kujdes, duke lidhur aleanca politike dhe joint ventures me qarqet ish-komuniste. Pra kapitali perëndimor mezi priste që të vinte kthetrat në politikën makroekonomike. Reformat e sponsorizuara nga FMN dhe BB u vunë në lëvizje menjëherë pas fitores elektorale të demokratëve në maj të vitit 1992. Prishjen e kufijve ekonomikë e ndoqi “hapja” e industrisë dhe bujqësisë shqiptare. Të adoptuara nëpërmjet stadeve të ndryshme, reformat e sponsorizuara nga FMN arritën kulmin e tyre të paevitueshëm nga fundi i vitit 1996, me shkatërrimin e sektorit industrial dhe pothuajse shkatërrimin e sistemit bankar. Firmat mashtruese të investimeve “piramidale”, që kishin mbirë si kërpudhat nën regjimin e Berishës, mbyllën dyert për kreditorët e tyre. Premtimet e përvajshme të “tregut të lirë” u zhdukën, miliona dollarë kursime të akumuluara gjatë gjithë jetës u bënë rrush e kumbulla dhe të hollat kishin ikur jashtë vendit. Një e treta e popullsisë ishte mashtruar, shumë persona kishin shitur shtëpitë ose tokat e tyre. Rreth një miliardë e gjysmë dollarë, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme përbëhej nga të hollat e dërguara nga punëtorët shqiptarë në Greqi dhe Itali, ishin depozituar në “skemat mashtruese piramidale”. Sacra Corona Unita puljeze dhe Camorra napolitane përdorën piramidat për të ricikluar sasi shumë të mëdha të hollash të pista, pjesë të të cilave janë riinvestuar në blerjen e pronave shtetërore brenda programit të privatizimit të kryera nga qeveria e presidentit Berisha. Skemat piramidale u përdorën nga kriminaliteti i organizuar italian si pika tranziti për të orientuar më pas të hollat e pista drejt strehimeve të sigurta bankare offshore në Evropën perëndimore. Që me fillimin e tyre, reformat e tregut alla berishian krijuan një ambient, i cili inkurajoi zhvillimin e trafiqeve ilegale (në veçanti ato të drogës, të armëve dhe prostitucionit) si dhe kriminalizimin e institucioneve shtetërore. Lidhjet ndërmjet aparatit shtetëror berishian me krimin e organizuar ishin shumë të njohura nga qeveritë dhe shërbimet sekrete perëndimore. BB e kishte propaganduar Shqipërinë si “historinë e një suksesi ekonomik” duke theksuar se “Duke filluar nga viti 1992, performanca shqiptare në problemet e politikës makroekonomike dhe të reformave strukturore në mënyrë të konsiderueshme ka qenë e mirë”. Drejtori i Bankës botërore për Evropën qendrore dhe Azinë, J.M.Severino, kur vizitoi Tiranën në vjeshtë të vitit 1996, i bëri elozhe Berishës “për rritjen e shpejtë dhe rezultatet përgjithësisht pozitive” të vendit; ekonomia “e ka marrë veten shumë më shpejt, në krahasim me atë të vendeve të tjera (në tranzicion)”. 

3. Në të gjithë këtë eufori që shoqëronte përqindjen e rritjes me dy shifra, qenë pak ata që u shqetësuan për të zbuluar se të ardhurat vinin pothuajse plotësisht nga veprimtaria kriminale ose nga burime të stërholluara, si ndihma nga jashtë ose remitancat. Akumulimi i shpejtë i pasurisë private çoi në një rritje të papritur të ndërtesave të banimit dhe të importimeve luksoze, përfshirë sasi të mëdha të mercedesëve të rinj. Disa muaj më vonë, ra velloja që fshihte vjedhjen e “piramidave” mashtruese dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Në shkurt të vitit 1997, kryeministri Aleksandër Meksi, pa fjalë të tepërta, pranoi para parlamentit se vendi ishte “në prag të kaosit makroekonomik” dhe se “një katastrofë e vërtetë ekonomike [...] më e rëndë se ajo e 1992”, po pasonte për shkak të zbatimit qesharak të teorive neoliberale të “terapisë shok” të BB e FMN. “Medicina e fortë ekonomike” e dhënë nën udhëheqjen e institucioneve të Bretton Woods, kontribuoi për të mbytur sistemin bankar dhe për të rrokullisur shembjen e ekonomisë shqiptare. Piramidat jo vetëm financuan fushatën e komedianëve tragjikë të PD për zgjedhjet e qershorit të vitit 1996, por u përdorën edhe nga disa funksionarë të lartë të saj për të transferuar me shpejtësi të hollat jashtë kufijve kombëtarë, disa pinjollë të të cilëve sot janë afruar në postet më të larta të PD dhe qeverisë blu si te Ministria e Jashtme, Ministria e Kulturës, Kryebashki, etj. Gjithashtu nga organe prestigjioze raportohej për një përfshirje në veprimtari kontrabanduese të firmës Shqiponja, e drejtuar në mënyrë të hapur nga Partia demokratike në pushtet në Shqipëri, në mallra si droga, armët, karburantet, cigaret. Thuhet se gjatë vitit 1996, ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali ka përdorur prerogativat e tij për të lehtësuar transportin e armëve, naftës dhe cigareve kontrabandë. Ndërkohë, numri i prostitutave shqiptare me tutor gjeneral një nga ministrat demokratikë, vetëm në Itali varionte ndërmjet 4.000 dhe 7.000. Grupet kriminale shqiptare që operonin në Milano thuhej se “janë bërë aq të fuqishëm nëpërmjet administrimit të prostitucionit sa të zëvendësojnë kalabrezët nga fuqia dhe influenca” (“The Guardian”, 25.3.1977). Të hollat e pista që vijnë nga pagesat e mafies për dërgimin e femrave shqiptare përfundonin edhe në fondet piramidale. Kështu, edhe pse me një ekonomi në pikën e vdekjes, me një varfëri në rritje e me një shtet shqiptar në pështjellim të plotë - aq sa për të çuar në protesta të masave dhe në revoltë civile - mbështetja perëndimore për regjimin e Berishës mbeti e hapur, të paktën deri në vendosjen e një qeverie ad interim në mars të vitit 1997. Pas rizgjedhjes qesharake në parlament të presidentit Berisha, hyri në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, që “i jepte policisë fuqinë të qëllonte me të parë, atë që lëshonte gurë”. Selive të gazetave kryesore të opozitës iu vu flaka nga policia sekrete, në më pak se 12 orë pas futjes së ligjeve të rrepta drakoniane kundër shtypit. Vetë institucionet ndërkombëtare do të pranonin se ‘ne kemi qëndruar spektatorë në zhvillimin e skemave financiare informale, kufizimet e vendosura nga banka qendrore mbi bankat komerciale publike bllokuan kreditin. Në sajë të kufizimeve të FMN e BB, rezultati ka qenë se nuk kishte me të vërtetë më kredit të disponueshëm nga sistemi bankar formal. Ndërsa bankave informale iu lejua të zhvilloheshin; dërgesat e të hollave qarkulluan brenda fondacioneve financiare, duke inkurajuar kështu zhvillimin e një sistemi bankar paralel. Të gjithë e dinin se po bëhej një lojë e ndyrë, por askush nuk kishte interes për të ndërhyrë’. Me shembjen e sistemit bankar dhe vendin në buzë të greminës, investitorët e huaj (përfshirë krimin e organizuar) filluan një garë të ashpër për të marrë kontrollin e pasurive shtetërore fitimprurëse. Ministria për Privatizimin, e ngritur me shpejtësi si përgjigje e kërkesave perëndimore pas zgjedhjeve të trukuara të vitit 1996, riafirmoi vendosmërinë e qeverisë “për të çuar deri në fund detyrën e privatizimit të ekonominë dhe për ta bërë këtë mirë, me shpejtësi dhe ligjërisht”. Më 10 mars dolën në ankand fabrika e çimentos dhe furra e gëlqeres në Elbasan si dhe fabrika e birrës, ajo farmaceutike, etj. BB rekomandoi që të gjitha shërbimet publike, përfshirë shpërndarjen e ujit, energjisë elektrike dhe rrjeti infrastrukturor, të viheshin në dorë të privatëve. Kësisoj, revolta civile shërbeu për të ulur më tej vlerën e pasurive të shtetit, në përfitim të blerësve të huaj. 

4. Mbi 500 ndërmarrje dhe joint ventures (disa prej tyre të lidhura me mafien) u përkushtuan në veprimtari të montimit me kosto të ulët në industrinë e këpucëve dhe të veshjeve, eksporti i të cilave drejtohej kryesisht përsëri drejt Greqisë dhe Italisë. Kriza e çoi popullsinë rurale shqiptare në një varfërim brutal; vetëmjaftueshmëria ushqyese u shkatërrua; prodhimi i grurit për shitje në tregun e brendshëm ra nga 650.000 ton në vitin 1988 (një nivel i mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë popullsinë shqiptare) në 271.000 ton në vitin 1996. Në fakt, një fetë e madhe e mbështetjes financiare perëndimore ishte akorduar në formën e ndihmave ushqimore. Shitja nën kosto në tregun e brendshëm, prej amerikanes “fond for progress”, jo vetëm që dha një kontribut për prishjen e bujqësisë kombëtare, por edhe pasuroi një klasë të re tregtare, mbajtëse e kontrollit për shitjet e pasurive në tregun e brendshëm. Produktet ushqimore të prodhimit vendas u zëvendësuan nga ato të importit. Çmimet e ushqimeve me pakicë arritën në qiell. Gjatë viteve tetëdhjetë, Shqipëria importonte më pak se 50.000 ton drithëra. Ndërsa në vitin 1996 importimet e grurit ishin 472.000 tonë (një rritje më shumë se dhjetë herë në krahasim me vitet tetëdhjetë). Importimet e grurit dhe të miellit u rritën (në terma valutorë) të paktën katërfish, duke kaluar nga 32,2 milionë dollarë në vitin 1994 në 123,7 milionë dollarë në vitin 1996). Prodhimi i farërave tradicionale (të riprodhuara në farishtet vendase) u shkatërrua. Fillimisht, bujqve u jepeshin (me shpenzime të vogla) farëra të importuara, sot vetë bujqit varen në pjesën më të madhe nga varieteti i farërave të shpërndara nga agrobiznesi ndërkombëtar, por tashmë çmimi i farërave në treg ka arritur në qiell. Në vitin 1995, produkti industrial ishte 27,2 përqind e nivelit të tij të vitit 1989, pra me një rënie më shumë se 70 përqind. Kolapsi i të ardhurave reale vazhdoi pas vitit 1992 kur në pushtet erdhën demokratët. Sipas të dhënave të asaj kohe, të rekrutuarit në forcat e armatosura paguheshin me 2 dollarë USA në muaj ndërsa pensionet e pleqërisë rrotulloheshin ndërmjet 10 dhe 34 dollarë USA në muaj. Pagat më të larta për shërbimet profesionale ishin në rendin e 100 dollarëve USA në muaj (1996). Me zhvlerësimin e lekut, nga fundi i vitit 1996, të ardhurat reale ranë edhe më shumë (gati në mënyrë të menjëhershme) me 33 përqind. Varfëria e përhapur solli një përkeqësim të sëmundjeve infektive. Në vitin 1995 pati një përhapje të kolerës. Një epidemi poliomieliti u përhap në vitin 1995 nga zona veriperëndimore drejt Tiranës. Reformat ekonomike disintegruan shërbimet sanitare dhe arsimore. BB ndihmoi qeverinë në shkurtimet e buxhetit të sektorit social me anë të një sistemi të rikuperimit të kostos. U pushuan mësues dhe sanitarë. 

5. Kjo ishte pak a shumë gjendja e përgjithshme e vendit në vitin ‘97, gjendje për të cilën nuk mund t’i lajë dot duart z.Berisha, i cili sa herë vjen në pushtet shkakton tension të gjerë në shoqëri, rritje dhe sofistikim të veprimtarive kriminale të ‘mbi tokës’ e ‘nën tokës’, të gjitha nën kontrollin e njerëzve pranë tij. Gjithashtu, sa herë vjen ai në pushtet, si askush në Evropë përgjatë 22 vjetëve, pakësohen shpenzimet për mallra prej bllokimit të parave në pak duar nga veprimtari të paligjshme, si dhe shtohen shumë gështenjashitësit dhe konsumi i misrave të pjekura. .... institucionet e Bretton Wood si Suden, analizuam faktin se z.Berisha nuk mund t’i lajë dot duart si Pilati në ngjarjet e vitit ‘97 dhe t’ia hedhë fajin ‘qeverisë hije’ të ndërkombëtarëve në Tiranë për shtetin e rrezikshëm mafioz që ndërtoi në këtë pjesë të Ballkanit në vitet 1992-’97. Për futjen e vendit, ndotjen e gjithë shoqërisë shqiptare dhe përfshirjen e segmenteve më të rëndësishme të qeverisë së parë të PD me të në krye në të gjitha aferat e pista kriminale do të flasim më poshtë. Është çudi se si ka pasur naivë të cilët besonin më 2005 se z.Berisha ishte vetëm një viktimë e mungesës së eksperiencës dhe se ai ka qenë një person me duar të pastra. Kjo është edhe sot, pas dy mandateve 2005-2013, shakaja më e pabesueshme pas qeverisjes së tij më të sofistikuar dhe tashmë ai nuk mund t’i gënjejë dot shqiptarët të cilët e kuptojnë se sa në hall ka rënë gjithë shoqëria shqiptare sot e në të ardhmen e afërt me grupin e rrezikshëm të përfituesve prej ekonomisë shqiptare të mafiozëve që qëndrojnë pranë tij. Gjithsesi, ajo që duhet thënë si përforcim i risisë të sulmit të fshehtë ndaj institucioneve të Bretton Wood-it me rastin e 20-vjetorit të BB në Shqipëri, është vazhdimi i sulmit të dytë të tij ndaj Elitës ekonomike dhe veçanërisht asaj bankare në një forum të KE në Strasburg mbi demokracinë dhe tregjet në tema të tilla si “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja” ku krahas zbulimeve të tilla të ngjashme prej tij si uji e ka formulën kimike H20 para evropianëve, ai ju sugjeroi atyre se nëse do të kishin parë veprimet e qeverisë së tij që kishte eksperiencën e fajdeve, nuk do tu kishte ndodhur kolapsi financiar e monetar që u frenoi ekonominë. Në këtë drejtim ai theksoi dy gjëra: Që fajin për këtë kolaps e ka elita bankare e cila prej tij duket se konceptohet si Sudja dhe Xhaferri dhe se ky faj duhet ndaluar me ligje më të forta ndaj tyre. I edukuar me një amalgamë idesh si ish-sekretar partie i PPSH-së dhe si një ‘kalorës’ i madh i kapitalizmit e i tregut të lirë, i obsesuar ndaj fuqisë së Elitave ekonomike të cilat kanë akses mbi vendimmarrjet politike dhe emrat e politikanëve në pushtet, të cilët shihen nga kjo Elitë si administratorë të përkohshëm të një pjese të resurseve të tyre monetare të derdhura në subjektin më të madh ekonomik që quhet buxheti i shtetit, z.Berisha e ka të vështirë të pranojë trysninë e Qeverisë së fshehtë botërore që ka aksionerë të padukshëm anëtarët e kësaj Elite, mbi atë territor e popull që ai tashmë ka vite që i konsideron si çiflig të tij dhe njerëzve të tij të afërt. Kjo Elitë që e largoi me marifet më 1997, po kjo e solli në pushtet 8 vjetët e fundit z.Berisha. Duke e ndjerë se kjo Elitë do t’i këputë tubin e oksigjenit të pushtetit të tij të ekzagjeruar mbi e nën tokësor, ai i propozon Elitës politike të Strasburgut të rebelohet kundër këtyre rregullave dhe ata të jenë violinë e parë në sistemin kapitalist, ashtu siç ndodh në Shqipëri ku deri më sot çdo elitë politike në pushtet shkatërron një elitë të caktuar efemere ekonomike të mëparshme dhe përpiqet të ngrejë një elitë të vetën ekonomike. Berisha sot ndodhet i pushtuar nga ethet e Xhon Kenedit i cili u sponsorizua pas lutjesh të mëdha për mbështetje të babait të tij Jozefit ndaj Mafies së Çikagos dhe Majer Lanskit, si dhe ndaj Elitës çifute të bankingut të cilat më pas kërkoi dëshpërimisht t’i shkatërronte së bashku me Fed-in. Gjithsesi le të vazhdojmë me këtë logjikë konspiracioniste e t’i shohim si rrodhën ngjarjet e vitit ‘97, konkretisht në Shqipëri.
2. Pas fundit të shtetit komunist, në vitin 1991, kapitalizmi perëndimor për shumë shqiptarë ishte supozuar jo vetëm si simbol i fundit të një epoke, por edhe si një premtim i pasigurt i një jete më të mirë. Të ardhurat dhe prodhimi kishin rënë pingul nën goditjen e reformave për tregun e lirë të imponuara nga kreditorët. Duke filluar nga viti 1991, ekonomia kombëtare thamë se është kontrolluar gjerë e gjatë nën mbikëqyrjen e institucioneve të Bretton Wood. Me likuidimin e pjesës më të madhe të ndërmarrjeve shtetërore, pati një vërshim të papunësisë dhe varfërisë. Një hapje ndaj kapitalizmit perëndimor u regjistrua qysh me presidentin Ramiz Alia. Marrëdhëniet diplomatike të rivendosura me Bonin në vitin 1987, kishin çuar në një ekspansion të tregtisë me KE. Në vitin 1990, në Plenumin XI, PPSH përshtati një program të reformave ekonomike që inkurajonte investimet e huaja dhe u jepte autonomi më të madhe menaxherëve të ndërmarrjeve shtetërore, reforma këto që u lejuan edhe eksponentëve të nomenklaturës komuniste që të akumulonin pasuri kombëtare. Në vitin 1991 u rivendosën marrëdhënie të plota diplomatike me Uashingtonin. Më pas, kapitali financiar ndërkombëtar i besoi PD së Berishës të cilin e sponsorizuan gjerësisht në fushatën e vitit ‘92. Nga ana e tyre, institucionet e Bretton Wood (përgjegjëse për aktivitetin e konsulencës pranë qeverisë) insistonin në çrregullimin total të sistemit tonë bankar. Asnjë pengesë nuk u duhej vendosur krijimit të piramidave, asnjë kufizim nuk duhej bërë ndaj luhatjeve të monedhës. Gjykimi i shëndoshë padyshim do të tregonte se fluksi i parave të pista, remitancave dhe kapitaleve qarkulluese po ndihmonte vendin për të përmirësuar bilancin e tij të pagesave. Me fjalë të tjera, sipas teorisë së Berishës, Perëndimi jo vetëm toleroi një ambient financiar në të cilin kriminelëve dhe kontrabandistëve u lejohej të lulëzonin, por sistemi i “tregut të lirë” vuri edhe bazat për kriminalizimin e aparatit shtetëror. Kuptohej qartë se “medicina e fortë ekonomike” e imponuar nga kreditorët e huaj, kontribuonte për progresin e një ekonomie të zgjeruar kriminale që lulëzonte mbi varfërinë dhe mbi çrregullimet e ekonomisë kombëtare. FMN priti deri në tetor të vitit 1996, përpara se të jepte alarmin, ndërkohë që katër vjet BB, huadhënësit amerikanë dhe evropianë e ministrat e jashtëm të vendeve perëndimore patën qenë të gatshëm që të mbështetnin veprimtarinë e klasës politike shqiptare. Ndërkohë, ndërsa vazhdonte kaosi i hiperinflacionit dhe i revoltave të rrugës, që paraprinë zgjedhjet e vitit 1992, interesat e botës së afaristëve gjermanë, italianë dhe amerikanë kishin zënë vend me kujdes, duke lidhur aleanca politike dhe joint ventures me qarqet ish-komuniste. Pra kapitali perëndimor mezi priste që të vinte kthetrat në politikën makroekonomike. Reformat e sponsorizuara nga FMN dhe BB u vunë në lëvizje menjëherë pas fitores elektorale të demokratëve në maj të vitit 1992. Prishjen e kufijve ekonomikë e ndoqi “hapja” e industrisë dhe bujqësisë shqiptare. Të adoptuara nëpërmjet stadeve të ndryshme, reformat e sponsorizuara nga FMN arritën kulmin e tyre të paevitueshëm nga fundi i vitit 1996, me shkatërrimin e sektorit industrial dhe pothuajse shkatërrimin e sistemit bankar. Firmat mashtruese të investimeve “piramidale”, që kishin mbirë si kërpudhat nën regjimin e Berishës, mbyllën dyert për kreditorët e tyre. Premtimet e përvajshme të “tregut të lirë” u zhdukën, miliona dollarë kursime të akumuluara gjatë gjithë jetës u bënë rrush e kumbulla dhe të hollat kishin ikur jashtë vendit. Një e treta e popullsisë ishte mashtruar, shumë persona kishin shitur shtëpitë ose tokat e tyre. Rreth një miliardë e gjysmë dollarë, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme përbëhej nga të hollat e dërguara nga punëtorët shqiptarë në Greqi dhe Itali, ishin depozituar në “skemat mashtruese piramidale”. Sacra Corona Unita puljeze dhe Camorra napolitane përdorën piramidat për të ricikluar sasi shumë të mëdha të hollash të pista, pjesë të të cilave janë riinvestuar në blerjen e pronave shtetërore brenda programit të privatizimit të kryera nga qeveria e presidentit Berisha. Skemat piramidale u përdorën nga kriminaliteti i organizuar italian si pika tranziti për të orientuar më pas të hollat e pista drejt strehimeve të sigurta bankare offshore në Evropën perëndimore. Që me fillimin e tyre, reformat e tregut alla berishian krijuan një ambient, i cili inkurajoi zhvillimin e trafiqeve ilegale (në veçanti ato të drogës, të armëve dhe prostitucionit) si dhe kriminalizimin e institucioneve shtetërore. Lidhjet ndërmjet aparatit shtetëror berishian me krimin e organizuar ishin shumë të njohura nga qeveritë dhe shërbimet sekrete perëndimore. BB e kishte propaganduar Shqipërinë si “historinë e një suksesi ekonomik” duke theksuar se “Duke filluar nga viti 1992, performanca shqiptare në problemet e politikës makroekonomike dhe të reformave strukturore në mënyrë të konsiderueshme ka qenë e mirë”. Drejtori i Bankës botërore për Evropën qendrore dhe Azinë, J.M.Severino, kur vizitoi Tiranën në vjeshtë të vitit 1996, i bëri elozhe Berishës “për rritjen e shpejtë dhe rezultatet përgjithësisht pozitive” të vendit; ekonomia “e ka marrë veten shumë më shpejt, në krahasim me atë të vendeve të tjera (në tranzicion)”.
3. Në të gjithë këtë eufori që shoqëronte përqindjen e rritjes me dy shifra, qenë pak ata që u shqetësuan për të zbuluar se të ardhurat vinin pothuajse plotësisht nga veprimtaria kriminale ose nga burime të stërholluara, si ndihma nga jashtë ose remitancat. Akumulimi i shpejtë i pasurisë private çoi në një rritje të papritur të ndërtesave të banimit dhe të importimeve luksoze, përfshirë sasi të mëdha të mercedesëve të rinj. Disa muaj më vonë, ra velloja që fshihte vjedhjen e “piramidave” mashtruese dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Në shkurt të vitit 1997, kryeministri Aleksandër Meksi, pa fjalë të tepërta, pranoi para parlamentit se vendi ishte “në prag të kaosit makroekonomik” dhe se “një katastrofë e vërtetë ekonomike [...] më e rëndë se ajo e 1992”, po pasonte për shkak të zbatimit qesharak të teorive neoliberale të “terapisë shok” të BB e FMN. “Medicina e fortë ekonomike” e dhënë nën udhëheqjen e institucioneve të Bretton Woods, kontribuoi për të mbytur sistemin bankar dhe për të rrokullisur shembjen e ekonomisë shqiptare. Piramidat jo vetëm financuan fushatën e komedianëve tragjikë të PD për zgjedhjet e qershorit të vitit 1996, por u përdorën edhe nga disa funksionarë të lartë të saj për të transferuar me shpejtësi të hollat jashtë kufijve kombëtarë, disa pinjollë të të cilëve sot janë afruar në postet më të larta të PD dhe qeverisë blu si te Ministria e Jashtme, Ministria e Kulturës, Kryebashki, etj. Gjithashtu nga organe prestigjioze raportohej për një përfshirje në veprimtari kontrabanduese të firmës Shqiponja, e drejtuar në mënyrë të hapur nga Partia demokratike në pushtet në Shqipëri, në mallra si droga, armët, karburantet, cigaret. Thuhet se gjatë vitit 1996, ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali ka përdorur prerogativat e tij për të lehtësuar transportin e armëve, naftës dhe cigareve kontrabandë. Ndërkohë, numri i prostitutave shqiptare me tutor gjeneral një nga ministrat demokratikë, vetëm në Itali varionte ndërmjet 4.000 dhe 7.000. Grupet kriminale shqiptare që operonin në Milano thuhej se “janë bërë aq të fuqishëm nëpërmjet administrimit të prostitucionit sa të zëvendësojnë kalabrezët nga fuqia dhe influenca” (“The Guardian”, 25.3.1977). Të hollat e pista që vijnë nga pagesat e mafies për dërgimin e femrave shqiptare përfundonin edhe në fondet piramidale. Kështu, edhe pse me një ekonomi në pikën e vdekjes, me një varfëri në rritje e me një shtet shqiptar në pështjellim të plotë - aq sa për të çuar në protesta të masave dhe në revoltë civile - mbështetja perëndimore për regjimin e Berishës mbeti e hapur, të paktën deri në vendosjen e një qeverie ad interim në mars të vitit 1997. Pas rizgjedhjes qesharake në parlament të presidentit Berisha, hyri në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, që “i jepte policisë fuqinë të qëllonte me të parë, atë që lëshonte gurë”. Selive të gazetave kryesore të opozitës iu vu flaka nga policia sekrete, në më pak se 12 orë pas futjes së ligjeve të rrepta drakoniane kundër shtypit. Vetë institucionet ndërkombëtare do të pranonin se ‘ne kemi qëndruar spektatorë në zhvillimin e skemave financiare informale, kufizimet e vendosura nga banka qendrore mbi bankat komerciale publike bllokuan kreditin. Në sajë të kufizimeve të FMN e BB, rezultati ka qenë se nuk kishte me të vërtetë më kredit të disponueshëm nga sistemi bankar formal. Ndërsa bankave informale iu lejua të zhvilloheshin; dërgesat e të hollave qarkulluan brenda fondacioneve financiare, duke inkurajuar kështu zhvillimin e një sistemi bankar paralel. Të gjithë e dinin se po bëhej një lojë e ndyrë, por askush nuk kishte interes për të ndërhyrë’. Me shembjen e sistemit bankar dhe vendin në buzë të greminës, investitorët e huaj (përfshirë krimin e organizuar) filluan një garë të ashpër për të marrë kontrollin e pasurive shtetërore fitimprurëse. Ministria për Privatizimin, e ngritur me shpejtësi si përgjigje e kërkesave perëndimore pas zgjedhjeve të trukuara të vitit 1996, riafirmoi vendosmërinë e qeverisë “për të çuar deri në fund detyrën e privatizimit të ekonominë dhe për ta bërë këtë mirë, me shpejtësi dhe ligjërisht”. Më 10 mars dolën në ankand fabrika e çimentos dhe furra e gëlqeres në Elbasan si dhe fabrika e birrës, ajo farmaceutike, etj. BB rekomandoi që të gjitha shërbimet publike, përfshirë shpërndarjen e ujit, energjisë elektrike dhe rrjeti infrastrukturor, të viheshin në dorë të privatëve. Kësisoj, revolta civile shërbeu për të ulur më tej vlerën e pasurive të shtetit, në përfitim të blerësve të huaj.
4. Mbi 500 ndërmarrje dhe joint ventures (disa prej tyre të lidhura me mafien) u përkushtuan në veprimtari të montimit me kosto të ulët në industrinë e këpucëve dhe të veshjeve, eksporti i të cilave drejtohej kryesisht përsëri drejt Greqisë dhe Italisë. Kriza e çoi popullsinë rurale shqiptare në një varfërim brutal; vetëmjaftueshmëria ushqyese u shkatërrua; prodhimi i grurit për shitje në tregun e brendshëm ra nga 650.000 ton në vitin 1988 (një nivel i mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë popullsinë shqiptare) në 271.000 ton në vitin 1996. Në fakt, një fetë e madhe e mbështetjes financiare perëndimore ishte akorduar në formën e ndihmave ushqimore. Shitja nën kosto në tregun e brendshëm, prej amerikanes “fond for progress”, jo vetëm që dha një kontribut për prishjen e bujqësisë kombëtare, por edhe pasuroi një klasë të re tregtare, mbajtëse e kontrollit për shitjet e pasurive në tregun e brendshëm. Produktet ushqimore të prodhimit vendas u zëvendësuan nga ato të importit. Çmimet e ushqimeve me pakicë arritën në qiell. Gjatë viteve tetëdhjetë, Shqipëria importonte më pak se 50.000 ton drithëra. Ndërsa në vitin 1996 importimet e grurit ishin 472.000 tonë (një rritje më shumë se dhjetë herë në krahasim me vitet tetëdhjetë). Importimet e grurit dhe të miellit u rritën (në terma valutorë) të paktën katërfish, duke kaluar nga 32,2 milionë dollarë në vitin 1994 në 123,7 milionë dollarë në vitin 1996). Prodhimi i farërave tradicionale (të riprodhuara në farishtet vendase) u shkatërrua. Fillimisht, bujqve u jepeshin (me shpenzime të vogla) farëra të importuara, sot vetë bujqit varen në pjesën më të madhe nga varieteti i farërave të shpërndara nga agrobiznesi ndërkombëtar, por tashmë çmimi i farërave në treg ka arritur në qiell. Në vitin 1995, produkti industrial ishte 27,2 përqind e nivelit të tij të vitit 1989, pra me një rënie më shumë se 70 përqind. Kolapsi i të ardhurave reale vazhdoi pas vitit 1992 kur në pushtet erdhën demokratët. Sipas të dhënave të asaj kohe, të rekrutuarit në forcat e armatosura paguheshin me 2 dollarë USA në muaj ndërsa pensionet e pleqërisë rrotulloheshin ndërmjet 10 dhe 34 dollarë USA në muaj. Pagat më të larta për shërbimet profesionale ishin në rendin e 100 dollarëve USA në muaj (1996). Me zhvlerësimin e lekut, nga fundi i vitit 1996, të ardhurat reale ranë edhe më shumë (gati në mënyrë të menjëhershme) me 33 përqind. Varfëria e përhapur solli një përkeqësim të sëmundjeve infektive. Në vitin 1995 pati një përhapje të kolerës. Një epidemi poliomieliti u përhap në vitin 1995 nga zona veriperëndimore drejt Tiranës. Reformat ekonomike disintegruan shërbimet sanitare dhe arsimore. BB ndihmoi qeverinë në shkurtimet e buxhetit të sektorit social me anë të një sistemi të rikuperimit të kostos. U pushuan mësues dhe sanitarë.
5. Kjo ishte pak a shumë gjendja e përgjithshme e vendit në vitin ‘97, gjendje për të cilën nuk mund t’i lajë dot duart z.Berisha, i cili sa herë vjen në pushtet shkakton tension të gjerë në shoqëri, rritje dhe sofistikim të veprimtarive kriminale të ‘mbi tokës’ e ‘nën tokës’, të gjitha nën kontrollin e njerëzve pranë tij. Gjithashtu, sa herë vjen ai në pushtet, si askush në Evropë përgjatë 22 vjetëve, pakësohen shpenzimet për mallra prej bllokimit të parave në pak duar nga veprimtari të paligjshme, si dhe shtohen shumë gështenjashitësit dhe konsumi i misrave të pjekura.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›