E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakira performon pas publikimit të shtatzënisë

Që pas lajmit të shtatzënisë të saj këngëtarja e njohur Shakira nuk është parë të performojë në skenë. Mirëpo gjatë së shtunës ajo bëri shfaqjen e saj të parë shtatzënë dhe ka interpretuar pikërisht në një fushë futbolli, ku do të luhej ndeshja midis Francës dhe Japonisë.

Përpara perfomancës ajo ka shkuar në faqen e saj në Twitter “Në pak minuta do të jetë shfaqja e parë e foshnjës sonë në skenë dhe pikërisht në një ndeshje futbolli.”

Këngëtarja nuk ishte në formën e saj më të mirë, megjithatë dhuroi një performancë mjaft të bukur.

(a.k/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›