E Shtunë, 31 Tetor 2026

25 ditë grevë, ish- të përndjekurit në mëshirë të shiut dhe fatit

TIRANË- Sot shënohet dita e 25 e grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë, ndërkohë që kushtet atmosferike duket se po rëndojnë akoma dhe më shumë gjendjen e tyre, e cila me kalimin e ditëve ka shfaqur shenja dobësimi dhe rëdnimi shëndetësor.

Grevisti 55-vjeçar, Vllasi Koçi u detyrua dje ta braktiste atë për shkak të komplikacioneve në zemër. Ndërkohë koordinatori i grevës, Skënder Tufa akuzoi bluzat e bardha për militantizëm dhe shërbim të keq ndaj Koçit, duke i akuzuar se po marrin urdhra nga kryeministri. “Trajtimi në spital shumë i keq, përveç një doktori. U futëm në spital nuk kishte vëmendje ndaj të sëmurit Vllasi Koçi. Me urdhër të ministrit u ngjitëm lart, por mjekët detyruan të sëmurin të hiqte serumin dhe të kthehej në grevë. Më vjen keq që në spital ka militantë. Mjeku që është mjek të ketë parasysh të rrijë në detyrë gjithmonë”,- akuzoi Tufa.

Kryeministri Sali Ber isha akuzoi dje, se në krye të grevës së ish-të përndjekurve ka njerëz të inkriminuar, bixhozçinj dhe trafikantë femrash. Sipas tij grevën e drejton një “kriminel ordiner” ndërsa u bëri thirrje të ngujuarve të mos përdoren politikisht. Duke përjashtuar negociatat me ta, shefi i qeverisë gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PDsë, tha se “si kundërshtarë politikë, ne i respektojmë deri në fund, por për të përndjekur që pranojnë si menaxher në krye të tyre një trafikant, kjo është tragjike për ta. Skënder Tufa, një trafikant që shfrytëzonte femra dhe thoshte ‘më dha liri demokracia’.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›