Banka Botërore e gatshme të ndihmojë Meksikën
Uashington - Banka Botërore shpreh gatishmërinë për të shtuar fondet për Meksikën dhe çdo vend tjetër për të përballuar situatën e epidemisë së gripit të derrave. Këtë fakt e konfirmon menaxheri i sektorit shëndetësor për Amerikën Latine dhe Karaibet, duke deklaruar se eksperienca me epidemitë e mëparshme tregon se vendet duhet të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur për t'u përgatitur për përhapjen e mundshme të virusit.
"Kemi krijuar një fond për virusin e gripit të shpendëve pak vite më parë dhe është rënë dakord që mund të përdoret edhe në përpjekjet kundër virusit të ri të zbuluar, dhe nëse do të jetë e nevojshme banka do të jetë plotësisht e gatshme të shtojë vlerën e këtij fondi për Meksikën dhe çdo shtet tjetër që mund të preket nga virusi", deklaron Keith Hansen.