PS: Po përdoret aplikimi
Tiranë-Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj ka reaguar sot për vendimin e aplikimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas saj qeveria duhej të kishte aplikuar që në shtator të vitit të shkuar, dhe jo tani për qëllime elektorale. Leskaj theksoi se ky aplikim është i vonuar, por i ka kujtuar qeverisë Berisha se më rëndësi në këtë proces janë përmbushja e standardeve, duke theksuar këtu zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Ndërkohë, themelore për integrimin, janë standardet, prova e parë janë zgjedhjet, garantimi i zgjedhje të lira e të ndershme si kushti i pare politik për një demokraci funksionale, si kriter i anëtarësimit në BE. Qeveria duhet të ofrojë gjitha garancitë për procesin duke filluar nga dokumenti i identifikimit, kartat e identitetit dhe gjithë elementët e tjerë”-theksoi Leskaj gjatë një konferencë shtypi.