Banka Botërore mbështetë Ministrinë e Administratës Publike

Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike(MAP), Edita Tahiri ka pritur sot përfaqësuesin e Bankës Botërore në Kosovë, Ranjit Nayak me bashkëpunëtorë.
Temë e këtij takimi ishte bashkëpunimi në mes MAP-së dhe Bankës Botërore dhe hapat në vazhdim drejt realizimit të synimeve për një administratë të reformuar, efikase dhe të paanshme.
“Përfaqësuesi i Bankës Botërore ka përgëzuar Tahirin, për postin e saj të ri, duke e vlerësuar lart vizionin e saj për administratën publike dhe për të ardhmen e vendit. Gjithashtu Nayak ka prezantuar edhe kolegët e tij të tjerë nga BB-ja, të cilët do të jenë të gatshëm të ofrojnë mbështetje varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ministrisë”, thuhet në një njoftim të MAP’it.
Ministrja Edita Tahiri ka shprehur kënaqësinë për mbështetjen dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi me partnerët dhe me miqtë e Kosovës, siç është Banka Botërore, është faktor i rëndësishëm që do të jap rezultate.
“Filozofia e punës sime si ministre e administratës publike do të mbështetet në dy komponentë – qasjen reformatore, e cila përkon me përvojën time të gjatë në politikë dhe kërkesën e vazhdueshme për ndryshime, si dhe në formimin akademik në shkollën John Kennedy, ku kam magjistruar për Administratë Publike”, ka thënë në këtë takim ministrja e Tahiri.
Ajo ka theksuar prioritetet e ministrisë që ajo drejton dhe ka kërkuar mbështetjen në përshpejtimin e Reformave në Administratën Publike, duke thënë se obligimet që dalin në rrugën drejt integrimeve europiane, sjellin përfitim për qytetarët e Kosovës, sepse duke plotësuar ato standarde, përmirësohet cilësia e jetës në vend.