E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 200 paketa cigare kontrabandë

Elbasan, 12 prill, NOA Mëse 200 paketa cigaresh kontrabandë i janë sekuestruar një çifti që kishte një dyqan ushqimor në qytetin e Elbasanit.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga forcat policore të këtij qyteti, sipas të cilave, paketat kanë qenë të markës Slims, ndërsa disponuesit e tyre janë personat me inicialet Y.B si dhe B.B, banues në lagjen Skënderbej.

Nga veprimet e para proceduriale të kryera, rezultoi se këta dy persona ia kanë blerë këto paketa një të panjohur nga ana e tyre, i cili i kishte ardhur tek dyqani ushqimor dhe ua kishte shitur me një çmim të arsyeshëm paketat e lartpërmendura.

Por ato rezultuan të ishin pa pullë fiskale të ministrisë së Financave dhe prandaj u ndaluan nga forcat e policisë.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se dy të lartpërmendurit janë shoqëruar pranë drejtorisë së Policisë së Elbasanit për sqarime të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›