Gjendet pa jetë i burgosuri, hetime për shkaqet
12/04/2010 Policia: Dyshojmë për atak kardiak
PEQIN-Gjendet i vdekur në qeli 46-vjeçari Xhemali Islami me banim në lagjen “Skënderbej”, teksa vuante dënimin në burgun e Peqinit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ku si pasojë e një goditjeje të zemrës, Islami nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi edhe pse është ndërhyrë nga ekipi mjekësor i burgut. 46-vjeçari nuk kishte shumë kohë që qëndronte në burgun e Peqinit. Mësohet se ai vuante nga probleme me zemrën. Gjithsesi për rastin kanë nisur procedurat hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ndaj 46-vjeçarit është ekzekutuar vendimi në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar i dënuar me 6 vjet e 4 muaj heqje lirie nga Gjykata e Apelit Durrës për veprën penale vrasje në rrethana të tjera lehtësuese të mbetur në tentative. Xhemali Islami më 2 qershor 2006 qëlloi me armë tip Shotgan në drejtim të vëllait Agim Islami 40 vjeç, nënës Adile Islami 74 vjeç dhe kunatës Alketa Islami 33 vjeç duke i plagosur. Fatmirësisht tre të dëmtuarit kanë mundur t’i shpëtojnë vdekjes edhe pse ndaj tyre është qëlluar me breshëri. Shkak për këtë konflikt me armë ka qenë një pronë. Apelimi i gjyqit e vonoi dënimin e tij, por 46-vjeçari nuk mundi të kryejë dënimin e tij duke ndërruar jetë brenda qelisë prej një ataku kardiak. Pritet që pas ekspertizës mjekoligjore të bëhen zyrtare deklaratat e policisë dhe Prokurorisë mbi këtë rast.