E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore miraton fondin për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës

Liqeni i ShkodrësBanka Botërore ka miratuar nje grant prej 4,5 milion dollarësh  të Asistencës për Mjedisin Global që do të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për mbrojtjen dhe menaxhimin e  burimeve te përbashkëta të Liqenit të Shkodrës. Perfaqësues te ketij projekti për palën shqiptare  bënë të ditur se në zbatimin e këtij projekti do të përfshihen te gjithë aktorët lokalë, gjë që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të zonës së bregut të Liqenit të Shkodrës, i cili është më i madhi ne Ballkan. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›