Banka Qëndrore e Çekisë ul normën e interesit

Banka Qëndrore e Republikës Çeke shënon uljen më të madhe të interesit. BQÇ ka shkurtuar sot normat kyçe të interesit nga 0.50 në 0.25 %, duke shënuar kështu nivelin më të ulët i të normave të interesit që nga viti 1993, kur vendi shpalli pavarësinë.
Ky shkurtim synon që të ndihmojë ekonominë e vendit, të orientuar në eksport, e cila ka qenë në recesion që kur u tkurr për 0.2 përqind, në tremujorin e dytë të vitit.