E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i Rrugeve Berisha Jetike per bashkimin kombetar

Për shqiptarët rrugët janë jetike për bashkimin e tyre kombëtar. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha në Kongresin e Rrugëve, i cili tha se shprehja “Ne ndërtojmë rrugë, rruga ndërton ne” është një e vërtetë e madhe.
“Meqënëse padrejtësia historike përcaktoi që ne të kufizohemi nga të katër anët me shqiptarë, tani rruga merr rëndësi të veçantë pasi bashkon trojet shqiptare dhe kombin shqiptar”- u shpreh Kryeministri.
Ai theksoi se Qeveria e ka konsideruar dhe e konsideron infrastrukturën rrugore jetike dhe vendimtare për zhvillimin e Shqipërisë, pasi rruga dhe ndërtimi i saj ka të bëjë dhe është e lidhur pazgjishshmërisht me dy nga të drejtat më themelore të njeriut; liria e lëvizjes dhe liria e tregut.
“E para ka të bëjë më lirinë e lëvizjes, pa rrugë liria e lëvizjes është e ndëshkuar e dënuar.
Së dyti ka të bëjë më lirinë e trgut, energjia e tregut pa rrugë është e ndëshkuar të mos arrijë kurrë produktin e saj”- vijoi shefi i qeverisë.

Sipas tij sistemi rrugor është kusht vendimtar për luftën kundër varfërisë valorizimin e aseteve dhe nxitjen e sipërmarrjes.
“Asgjë nuk ka më të çmuar se kohën njeriu dhe në bëjmë gjithçka t’u japim kohë shqiptarëve”- shtoi Berisha.
Duke konsideruar projektin e rrugëve ambicioz ai tha se me tre tunelet Kalimash, Elbasan, Qafë Murriz shkurtohen në mënyrë dramatike distancat nga skajet e Shqipërisë me Tiranën dhe hapen potenciale të mëdha turistike, minerare dhe bujqësore për zhvillimin zonave të vendit.

“Nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të pavlefshme të këtij vendi, të cilat iu nënshtruan një braktisjeje masive, normale, sepse nuk jetohej pa rrugë, po ndërtimi i rrugëve i bën ato zona të pasura dhe jetike”- tha ai.

Më tej shefi i qeverisë informoi se në kulmin e krizës kemi patur investimet më kulmore për infrastrukturën rrugore, ndërsa premtoi kompletimin e këtij rrjeti.
“10% e PBB është investuar në rrugë dhe do vijojmë me kompletimin e këtij rrjeti dhe vendosjen e një sistemi eficent të mirëmbajtjes së tyre në partneritet publik-privat”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›