Banka e Detit te Zi forum ekonomik ne Tirane

Zhvillimi i këtij evenimenti do të sjellë në Tiranë bankierët dhe institucionet më të fuqishme të rajonit. Mësohet se Banka do të organizojë një forum biznesi "Shqipëria: Të punojmë së bashku për të promovuar mundësi zhvillimi". Institucionet financiare për Zhvillim duke përfshirë - BEI, IFC, KfË, Banka Austriake e Zhvillimit, dhe Proparco - do të paraqesin strategjitë e tyre dhe aktivitetet e biznesit në Shqipëri dhe do të shqyrtojnë mundësitë për investime të përbashkëta në vend.
Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB) është një institucion zhvillimi rajonal shumëpalësh e themeluar nga Shqipëria, Armenia, Azerbaixhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia, dhe Ukraina. BSTDB ka selinë e saj në Selanik, Greqi. Kapitali i nënshkruar i Bankës është 2.3 miliardë euro.