Çmenduria maqedonase: Statujë 24 metër e Aleksandrit të Madh, kushton 5 milion euro (FOTO)
Një statujë prej bronzi e Aleksandrit të Madh ka mbërritur sot në mëngjes në sheshin kryesor të kryeqytetit maqedonas. Statuja tregon mbretin luftëtar në kalë. Ajo ka mbërritur në pjesë nga Italia dhe pritet që ato të bashkohen brenda dhjetë ditësh. Pritet që kur pjesët të bëhen bashkë, statuja të mbërrijë 24 metër lartësi.
Për këtë statujë ka pasur shumë debat për çmimin e lartë, por edhe për ndikimin që do ketë në marrëdhëniet me Greqinë. Origjina e luftëtarit është në qendër të debatit, pasi dy vendet kanë këndvështrime të ndryshme për historinë.
Statuja është përgatitur në Firence të Italisë dhe do u kushtojë maqedonasve 5 milion euro.
Balkan Insight


