E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqipërisë: 1 miliard lekë për të blerë pesë makina

Banka e Shqipërisë nuk ka të ndalur në shpenzimet e saj marramendëse. Këtë fakt e bën të ditur e përditshmja Shqip, që shkruan se për llogari të bankës priten të blihen pesë makina me një fond prej 1 miliard lekë të vjetra. Tenderi është bërë publik kësaj here, ndryshe nga herët e tjera. Banka e Shqipërisë kërkon të blejë pesë makina fuoristradë, me një vlerë 102 milion lekë të reja. Nga këto tre makina do jenë të blinduara, kurse dy do të jenë për nevoja të tjera të bankës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›