Banka e Shqiperise hedh ne treg 23 miliarde leke
Per tre muaj, Banka e Shqiperise ka injektuar ne treg 23 miliarde leke, per te plotesuar nevojat e bankave dhe biznesit per para. Gjate gjysmes se dyte te vitit 2007, tregu ka pasur nevoje per para me shume se normalisht ndodheshin ne qarkullim. Ndaj, dhe per te parandaluar forcimin e metejshem te monedhes vendase, Banka e Shqiperise ka nderhyre ne menyre sistematike ne treg per te blere valute dhe duke injektuar leke. Banka e Shqiperise njoftoi dje se, nderhyrjet ne tregun e parase gjate tremujorit te trete te vitit 2007 perfshine operacione te tregut te hapur, kryesisht per injektimin e likuiditetit, ne funksion te situates se tij ne sistemin bankar. Per te injektuar likuiditetet, Banka e Shqiperise ka perdorur pothuaj gjate gjithe periudhes marreveshjen e anasjellte te riblerjes, me maturim njejavor. Nepermjet saj jane injektuar mesatarisht 1,1 miliarde leke ne jave. Duke parashikuar qe mungesa e likuiditetit do te zgjaste gjate gjithe tremujorit te trete, parashikim ky i mbeshtetur ne pritjet per daljen sezonale te cash-it, gjate kesaj periudhe, u realizuan edhe kater nderhyrje me marreveshje riblerjeje, me afat maturimi me te gjate se nje jave. Keshtu, u injektuan respektivisht 5 miliarde leke, nepermjet marreveshjeve te anasjella me maturim tremujor dhe 3 miliarde leke, nepermjet marreveshjeve te anasjella me maturim njemujor. Per terheqjen e teprices se perkohshme te likuiditetit, Banka e Shqiperise ka perdorur instrumentin e marreveshjes se riblerjes me maturim njejavor, vetem ne nje rast. Nderhyrja me instrumentin njemujor u be 2 here, duke riperseritur nderhyrjen ne maturim te nderhyrjes se pare. Gjate periudhes se veres, kerkesa per leke u rrit nga prurjet e emigranteve dhe te prurjeve valutore te turizmit per shkak te sezonit turistik.