E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika dhe misogjenet

Nga Bob Herbert
Me fitoren e senatores Hillary Rodham Clinton ne Nju Hempshajer, ceshtja e gjinise u be krejt papritur lajm. Po ku kishin qene njerezit deri tani? Nese ka pasur ndonjehere ndonje histori qe ka merituar me shume mbulim nga mediat, eshte perhapja e trishtuar e misogjenise ne Amerike. Seksizmi ne morine e pafund te formave te tij shkaterruese deperton pothuaj ne cdo aspekt te jetes amerikane. Per shume burra, eshte argetimi i vertete kombetar, shume me i madh edhe se bejsbolli apo futbolli. Pak vemendje i eshte kushtuar efektit negativ qe misogjenia i sjell shoqerise ne pergjithesi, dhe grave dhe vajzave ne vecanti.
Format e saj jane pa fund. Pornografia eshte nje biznes miliarda dollaresh, qe eshte perhapur shume pertej turmes stereotipe me pardesy te cdo kush qe ka nje laptop dhe nje fjalekalim. Turma fotografesh te cmendur rrezikojne deri dhe jeten per te kapur pamje te Paris Hiltonit apo Britni Spiwrsit pa te brendshme.
Ne aspektet e saj me te erreta, misogjenia shfaqet nepermjet nje dhune te neveritshme, qe nga rrahjet dhe perdhunimet brutale deri tek torturat e hapura dhe vrasjet. Pesembedhjete muaj me pare, nje person i armatosur u fut ne nje shkolle Amish ne Pensilvani, ndau vajzat nga djemte dhe pastaj gjuajti 10 vajza duke vrare pese prej tyre.
Kanalet televizive kabllore transmetojne ngjarje rreth grave (pothuajse gjithmone te reja dhe simpatike) qe kane nje fund te tmerrshem nga burra te dhunshem. Ngjarjet rralle, per te mos thene kurre nuk e ngrene ceshtjen e misogjenise, qe ka te beje jo vetem thjesht me krimet, por edhe me mbulimin e tyre.
Me e fundit e ketyre ngjarjeve, qe pasqyrohen ne menyre ngulmuese, ishte ajo e nje marinareje shtatzene, Maria Frances Lauterbach, e cila ishte ankuar tek autoritetet se ishte perdhunuar nga nje kolegu i saj marinar. Trupi i saj u gjet javen e shkuar i varrosur ne nje pus ne Karolinen e Veriut.
Thjesht ndodhi qe kete jave, kandidatet demokrate per presidencialet te bejne fushate ne kryeqytetin e misogjenise ne Amerike: ne Nevada. Eshte vendi perfekt per te sjelle menyren se si trajtohen dhe konsiderohen grate ne kete shoqeri, por jo, mos e mbani me kot frymen. Aspirantet tane presidenciale nuk e kane zakon te fyejne vendasit.
Prostitucioni eshte i ligjshem ne pjesen me te madhe te vendit, ndersa promovohet me force edhe atje ku nuk eshte. Ne Las Vegas ku prostitucioni eshte i paligjshem por lulezon megjithate, kryetari i Bashkise, Oscar Goodman, tha se krijimi i nje sere bordellosh "te mrekullueshme" do te ishte nje mjet i shkelqyer per zhvillimin e qytetit te tij.
Problemi thelbesor ne te gjithe kete eshte se vajzat dhe grate trajtohen egersisht, ne menyre cnjerezore, duke i hapur kanat dyert keqtrajtimeve nga me te ndryshmet. "Kur ia heq anen njerezore dikujt, atehere gjithcka eshte e mundur", tha Taina Bien-Aime, drejtoreshe ekzekutive e grupit mbrojtes se grave "Barazi tani".
Nje manover groteske per "shperfytyrimin njerezor eshte kthyer ne rutine ne Sheri's Ranch, nje shtepi publike e ligjshme, diku ne rrethinat e Las Vegasit. Atje grate duhet t'i pergjigjen nje zileje elektrike, njelloj si qente e Pavllovit, qe mund te bjere ne cdo ore te dites apo te nates. Menjehere pas tingullit te ziles, prostitutat kane vetem pese minuta ne dispozicion per te zbritur ne nje salle ku rreshtohen, praktikisht te zhveshura, dhe i nenshtrohen nje inspektimi poshterues nga cdo klient i mundshem, qe i ka rastisur te kaloje andej.
Nese ju mendoni se kjo eshte nje ceshtje qe nuk ia vlen nje fushate presidenciale, atehere merrni ne konsiderate trajtimin skandaloz qe u behet femrave ne ushtri dhe faktin se fituesi i ketyre zgjedhjeve do te jete kryekomandanti.
Keqtrajtimi seksual i grave ne ushtri eshte shume i perhapur. Departamenti i Mbrojtjes financoi nje studim ne 2003 te grave veterane qe kerkonin ndihme mjekesore nga Departamenti i veteraneve. Afro nje e treta e rasteve te studiuara thane se kishin qene viktima te perdhunimit, ose e perpjekjeve per perdhunim gjate kohes se sherbimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›