E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka e Shqipërisë prezanton botimin për historinë e sistemit monetar shqiptar

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Banka e Shqipërisë prezantoi librin “Sistemi monetar shqiptar dhe institucioni i bankës qendrore në Shqipëri, 1912–2025” të autorit Aristotel Pano, në kuadër të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor.

Aktiviteti u zhvillua në Tirana, në kuadër të panairit të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, ku u prezantuan botimet më të fundit akademike dhe shkencore.

Botimi, i realizuar në kuadër të 100-vjetorit të bankës qendrore dhe monedhës kombëtare, sjell një përmbledhje të zhvillimit historik të sistemit monetar shqiptar ndër vite, duke trajtuar rolin e institucionit të bankës qendrore në raport me shtetin dhe shoqërinë.

Gjatë prezantimit, Elisabeta Gjoni, ish-zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, vlerësoi punën e autorit dhe theksoi analizën e thelluar të marrëdhënies mes parasë, shtetit dhe shoqërisë. Ndërsa Besa Prela evidentoi transformimet e sistemit monetar ndër vite dhe rolin e bankës qendrore në rritjen e edukimit financiar.

Në përmbyllje, përfaqësuesit falënderuan Akademia e Shkencave e Shqipërisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen ndër vite, ndërsa akademiku Vasil Tole vlerësoi kontributin e Bankës së Shqipërisë si një institucion kyç financiar, por edhe si promovuese e trashëgimisë kulturore dhe botimeve shkencore në vend.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›