Banka e Shqiperise ul ne 35 normen e interesit

Për Shkëlqim Canin nuk mund të kishte një ditë me të mirë se kjo e sotmja. Emërohet ministër Financash dhe merr një mesazh mbështetës nga Banka e Shqipërisë.
Institucioni që drejtoi deri pak vite më parë, vendosi sot të ulë përsëri normën bazë të interesit për kreditë në lekë.
Sigurisht, banka e mori këtë vendim pasi vlerësoi ecurinë e dobët të ekonimisë, e cila me gjithë rritjen, ka përkeqësuar bilancet e saj.
Me rezerva foli për shpenzimet e mëdha në buxhet, meqë ato rritën borxhin publik.
Që kur filloi të tkurret rritja e ekonomisë shqiptare, Banka po merr vendime për të nxitur konsumin e rrjedhimisht edhe aktivitetin e sipërmarrjeve.
Ekspertët e kanë vlerësuar këte, madje disa prej tyre mendojnë se norma e interesit për kredinë në lekë duhet të ulet edhe më tej.