Bashkia e Tiranës hap tenderin për rehabilitimin e shtratit të lumit të Tiranës
Tiranë Bashkia e Kryeqytetit ka hapur një tender për rehabilitimin e shtratit të lumit të Tiranës. Kontrata parashikon punime gjatë një seksioni prej tetë kilometrash të lumit, duke përfshirë ndërtimin e urave dhe zonave zbavitëse. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave të para-kualifikimit është i 2 gushti. Ky projekt, është pjesë e planit të ndërtimit të bulevardit i ri të kryeqytetit i cili do të financohet me një shumë prej 55 milion euro kredi nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit. /Tirana Observer