E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor perfundon rinumerimin e votave ne 10 kutite e Lezhes

Kolegji zgjedhor perfundoi rinumerimin e votave ne 10 qendrat zgjedhore te qarkut Lezhe. Pas rinumerimit rezulton qe mandati qe KQZ ja kaloi PD pas rinumerimit qe u beri po ketyre kutive mbetet perseri i PD. Por per perfaqesuesin e PD ajo cka ndodhi ne Kolegjin Zgjedhor nuk ishte transparence.
“Kolegji nuk bëri drejtësi, nuk u dha zgjedhësve atë që u takonte, të vërtetën që PD kryesonte në Lezhë me 740 vota. Në Lezhë kishte ndodhur një masakër zgjedhore. Kolegji për fat të keq vendosi sot që gjysma e votave të trafikuara të kaloheshin kontrabandë. Për fat të keq Kolegji e lexoi kodin nën presionin e papranueshëm dhe të kundraligjshëm të PS-së. Mandati është i rëndësishëm, por më e rëndësishme është transparenca”-u shpreh Bylykbashi pas vendimit te Kolegjit.

Me perfundimin e ketij rinumerimi po shkohet drejt certifikimit perfundimtar te rezultatit te zgjedhjeve te 23 qershorit 2013, qe eshte edhe nje kerkese e theksuar se fundi edhe nga OSBE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›