Banka e Shqiperise ul normen e interesit per te nxitur ekonomine
Banka e Shqiperise uli edhe me 025 per qind te tjera normen baze te interesit ne nje perpjekje te re per te nxitur zhvillimin e ekonomise. Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani deklaroi sot ne nje konference shtypi se ekonomia shqiptare mund te ndikohet nga zhvillimet ekonomike ne rajon dhe ne Evrope por autoritetet dhe bizneset duhet te marrin masa qe rritja ekonomike te jete sa me e larte dhe e pakompromentuar nga borxhet dhe deficitet. Guvernatori Fullani i beri thirrje qeverise qe te ule nivelin e borxheve te brendshme dhe deficitin buxhetor si mase kryesore per rritje ekonomike gjate ketij viti krahas rritjes se prodhimit vendas dhe shtimit te eksporteve. Ai tha se gjithcka tjeter do te varet nga zgjidhja e krizes ne eurozone.
Banka e Shqiperise gjykon se ky eshte nje hap i duhur ne drejtim te ruajtjes se qendrueshmerise makroekonomike dhe te reduktimit te rrezikut ne ekonomi. Ulja e deficitit buxhetor pergjate vitit 2012 dhe e financimit te brendshem te tij do te krijoje me shume hapesire per rritjen ekreditimit te sektorit privat ne kete periudhe ne ekonomi tha zoti Fullani.
Reporterja ekonomike Aurora Sulce thote se me kete ulje te re te normes baze te interesit Banka e Shqiperise synon qe te nxite shtimin e kredive nga bankat tregtare per qytetaret dhe bizneset sepse tashme edhe bankat do te ulin normat e interesit.
Nje vendim i tille do te kete dy efekte pozitive per ekonomine e para konsumatoret do te orientohen drejt kredise ne leke duke shmangur keshtu riskun qe vjen nga kursi i kembimit nese do te merrnin nje kredi ne valute te huaj. Se dyti berja me te lira e kredive do te thote qe te nxiten investimet private ne rast se keto kredi do te merren nga biznesi ose do te rritet konsumi nese keto kredi do te merren nga qytetaret. Keto jane edhe dy fushat me problematike gjate vitit te fundit tha gazetarja Sulce.
Ndersa Analisti Bardhi Sejdarasi thote se fjalimi i guvernatorit Fullani ishte shume kritik dhe realist dhe se optimizmi i permbajtur i tij per vitin 2012 lidhet me faktin se eknomia shqiptare preket lehte nga kriza boterore dhe kriza ne eurozone megjithate guvernatori beri thirrje qe te rritet konsumi dhe prodhimi sepse keshtu rritet punesimi keto mund te beje vete Shqiperia per te rritur ekonomine e saj megjithe pasojat e jashtme.
Kerkesa per te rritur prodhimin vendas eksportet shqiptare me qellim qe te kene sa me shume valute per te rritur ekonomine eshte nje tendence pozitive qe u duhet drejtuar politikave qeveritare. Guvernatori ka kerkuar ne menyre te perseritur eshte rritja e ekonomise se vendit permes rritjes se prodhimeve vendase nxitjes se eksporteve shqiptare me qellim qe tregut ti afrohet sa me shume valute tha zoti Sejdarasi.
Parashikimet e Bankes se Shqiperise jane per nje rritje ekonomike nen potencialet reale te vendit sepse bizneset dhe bankat shfaqin pasiguri per te ardhmen. Kerkesa per kredi eshte e ulet por edhe oferta eshte e shtrenguar. Ekonomia shqiptare sipas ketyre parashikimeve do te rritet paralelisht me ato te vendeve partnere dhe me terheqjen me te madhe te investuesve te huaj permes nje klime me te qete dhe me te sigurte ekonomike.