Banka, në Clermont-Ferrand

Filmi eksperimental Banka, i regjisorit Jeton Budima, do te prezantohet në njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit të shkurtër në botë, Clermont-Ferrand.
Ky projekt, i cili zgjat 17min, zhvillohet si një mix në mes të filmit të luajtur dhe animacionit. Banka paraqet raporte sociale të dezorientuara, të cilat ndërtohen në fiks ide, elemente erotike, komedi black, duke krijuar në këtë mënyrë një dozë distance nga narracioni tradicional. Realiteti i ëndrrave, rebelimi kundër ligjeve, paraqesin devijime të organizuara tek protagonistët.
Filmi krijon distancë nga filmi tradicional. Ky projekt filmik karakterizohet me inovacione, origjinalitet, shtimung, kadrim preciz dhe humor ironik në të
gjitha skenat. Moskomunikimi dhe komunikimi përfshin individ të niveleve të ndryshme sociale me ndryshime po ashtu në moshë dhe biografi.
Filmi eksperimental Banka, së bashku me filmin e metrazhit të gjatë të Yll Çitakut, të realizuar po ashtu në këtë vit kalendarik, paraqesin një model solid për zhvillimin e kinematografisë në Kosovë. Në Kosovë filmi është prezantuar në edicionin e fundit të Dokufestit dhe në RTK.
Në rolin e protagonistit paraqitet Vedat HaxhiIslami, ndërsa në rolin e antagonistit Ardita Lala. Kameraman dhe drejtor fotografie është Afrim Spahiu, mjeshtër ndriçimi Eric Girard, mikroman Gëzim Rama, audio mixer Blerim Kroma, montazher Valon Jakupaj, muzika origjinale është komponuar nga bendi Jericho, për kostume është kujdesur Nora Ibishaga Budima, ndërsa animacioni është bërë në studio Rrota, të Shkumbin Brestovcit Bresten.
Filmi është bazuar në idenë e Becit, ndërsa skenari dhe regjia është realizuar nga Jeton Budima.