Një botë, së shpejti

Më 15-20 dhjetor 2009 në Prishtinë mbahet edicioni i 10 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejta të Njeriut NJË BOTË, i organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ata që janë të interesuar mund të aplikojnë që tani duke e plotësuar formularin online dhe duke e dërguar DVD-në e filmit.
Afati i fundit për dorëzime është data 15 nëntor 2009. Rezultatet e përzgjedhjes së filmave do të shpallen më së voni më datën 30 nëntor 2009. Festivali do t'i njoftojë producentët për filmat e zgjedhur.
Rregullat e aplikimit janë të thjeshta: Festivali i pranon filmat dokumentarë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë me tema nga të drejtat e njeriut. Vetëm dokumentarët që nuk janë përfshirë në edicionet paraprake të Festivalit NJË BOTË në Prishtinë mund të hyjnë në programin garues. Pjesëmarrja e filmit në festivale të tjera nuk e përjashton të drejtën e aplikimit në këtë Festival.
Pranohen vetëm aplikimet që përmbajnë formularin online të plotësuar si dhe DVD-në e filmit. Për detaje të tjera si dhe për të aplikuar mund të vizitoni faqen zyrtare të festivalit www.njebote.com.