Banka qendrore amerikane ul interesin e referencës në një minimum rekord
Uashington - Prej perspektivës së zymtë koniunkturore banka qendrore amerikane e ka ulur normën e referencës në një interval midis 0,0 dhe 0,25 për qind. Më parë norma ka qenë 1 për qind. Në këtë mënyrë norma amerikane e interesit arrin një vlerë të re të ulët rekord. Ulja e qartë e interesit e kryer papritur solli rritje të kurseve në Uol Strit. Indeksi Doë-Jones u rrit me 4,2 për qind.
Në deklaratën e vet Rezerva Federale thonte se gjendja e ekonomisë amerikane është përkeqësuar që nga takimi i fundit në muajin tetor. Ekonomia amerikane ka një vit që ndodhet në recesion. Prodhimi i përgjithshëm bruto, u rrit vetëm me 0,1 për qind në tremujorin e mëparshëm. Disa analistë presin që në tremujorin e tanishëm të ketë një rritje vjetore negative prej 6 për qind.
Analistët thonë se masa më e fundit e Bankës Qendrore amerikane u kushtëzua nga kriza 15-mujore e kredive, që ka ngrirë disa sektorë të tregut të kredive. Kështu, pavarësisht se sa të ulëta janë interesat, kreditorët hezitojnë të japin hua, ndërsa bizneset dhe konsumatorët hezitojnë t’i marrin ato.