Rregullatorët marrin masa ndaj firmës piramidale
Uashington - Rregullatorët financiarë në Shtetet e Bashkuara thonë se do ta mbyllin firmën e investimeve të Bernard Madofit, biznesmeni i akuzuar se kishte ngritur një skemë piramidale 50 miliardë dollarëshe për të mashtruar investitorët. Kreu i komisionit, Christopher Cox, i përshkroi gjetjet e para në këtë çështje si 'thellësisht shqetësuese". Ai tha se stafi i komisionit kishte dështuar disa herë gjatë të paktën një dhjetëvjeçpari, që të hetonte pretendime specifike dhe të besueshme për shkelje në këtë çështje.
Madof u arrestua më 11 dhjetor dhe është akuzuar për mashtrim investitorësh në një skemë piramidale që doli në pah kur klientët kërkuan paratë e tyre për shkak të krizës financiare.
Mendohet se Bernard Madoff administronte atë që konsiderohet se përbënte skemën më të madhe opiramidale në botë. Tani po ngrihen dyshime serioze për rolin që ka luajtur komisioni për të mos e lejuar fare ngritjen e saj.