E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC-u do të vendosë për uljen e sasisë së prodhimit të naftës

Oran - OPEC-u pritet të ulë furnizimet me naftë në tregje në një vendim që mund ta marrë gjatë takimit në Algjeri të vendeve më të mëdha eksportuese të lëndës djegëse. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Abdullah al-Badri përpara reporterëve në kuadër të një konference për energjinë, sipas të cilit, tregjet e naftës janë të furnizuara në mënyrë të tepruar, madje më shumë se ç’duhet dhe kjo vërehet po vëzhgohen se rezervat që rezultojnë shumë të larta.

Arabia Saudite ka propozuar një ulje të prodhimit ditor me dy milionë fuçi duke përcaktuar kështu drejtimin

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ka ulur më parë ndjeshëm parashikimin për rritje të kërkesës për naftë bruto për vitin 2008 në të gjithë botën. Kjo ulje e prodhimit të lëndës djegëse është bërë mbi bazën e parashikimeve për ngadalësim të rritjes ekonomike në shumë vende të industrializuara.

Në raportin e muajit nëntor të OPEK-ut, të publikuar në Vjenë, karteli rishikoi gjithashtu me ulje parashikimin për vitin e ardhshëm të rritjes së kërkesës për naftë bruto. Ndërsa për vitin e ardhshëm, parashikimi i ri bazohet tashmë në 530 000 fuçi naftë në ditë më pak se sa vlerësimi i publikuar në tetor.

Vendet anëtare të OPEC-ut deklaruan muajin e kaluar se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të zbatojnë vendimin për reduktimit e prodhimit të naftës dhe të informojë të gjithë klientët për këtë reduktim.

Në takimin e OPEC-ut në qytetin algjerian Oran marrin pjesë edhe vendet joanëtare Siria, Azerbajxhana dhe Rusia. Me pakësimin e sasisë së prodhimit OPEC-u synon të veprojë kundër rënies së çmimit të naftës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›