Banka qendrore amerikane ul interesin
Banka qendrore amerikane Federal Rizerv, uli perqindjen e parase ne minimumin historik nga 0% deri ne 0, 25% sipas nevojave qe do te paraqiten. Me kete levizje te papritur Banka Qendrore amerikane ka zgjedhur te hedhe nje hap me fleksibel qe do t’i lejoje te veproje sipas rrethanave. Gjithashtu kjo banke ka bere te ditur se do te perdore te gjitha instrumentat e nevojshme per te bere te mundur ringritjen e ekonomise amerikane e cila eshte perfshire nga nje krize e rende financiare, krize qe eshte ndjere ne sektore te ndryshem te ekonomise, gje qe ka shkaktuar edhe humbje te konsiderueshme te vendeve te punes.