E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka zvicerane ngrin llogarine e Assange

Zyra postare e bankes se Zvicres PostFinance ka ngrire llogarite e themeluesit te Wikileaks Julian Assange.

Faqja me e perfolur e internetit ka deklaruar se ngrirja perfshin edhe nje fond mbrojtes dhe asete personale qe kapin vleren e 31 mije eurove.

Wikileaks ka publikuar qindra dokumente sekrete te diplomacise amerikane duke acaruar qeverine e Shteteve te Bashkuara.

Gjithashtu publikimi i ketyre dokumentave ka sjelle reagimin e faqeve mbeshtetese si PayPal dhe Amazon te cilat kane terhequr sherbimin e tyre.

Nderkohe nje urdher-arrest nderkombetar per Assange ka mberritur sot ne duart e autoriteteve ne Britanine e Madhe ku dyshohet se ai fshihet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›