E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama marreveshje me republikanet per taksat

Presidenti Obama beri me dije se eshte arritur nje marreveshje dypartiake me republikanet per vazhdimin e aplikimit te sistemit aktual te taksave per te gjithe amerikanet nderkohe qe do vazhdoje kompesimi qeveritar per te papunet dhe ndihmesa per biznesin e vogel dhe forcimin e ekonomise.

Kompromisi vjen mbas nje jave te ngjeshur me bisedime mes Shtepise se Bardhe dhe republikaneve ne Kapitol Hill per ceshtjen e taksave miratuar nga Kongresi ne vitin 2001 dhe 2003 ne presidencen e George W.Bush.

Republikanet kercenuan se do te ndalnin punen e Senatit ne kete fund viti nese nuk do te mernin garancite se ulja e taksave do te perfshinte edhe klasen e pasur amerikane qe eshte 2 e amerikaneve si dhe klasen e mesme.

Per muaj te tera Presidenti Obama kembenguli se perfshirja e te pasurve ne paksimin e perhershem te taksave do te ishte e padrejte per klasen e mesme amerikane dhe do te shtonte me 700 miliarde dollare deficitin qeveritar.

Ajo qe presidenti e qujti kornize e marreveshjes ka te beje me nje zgjatje te perkoheshme prej 2 vitesh te paksimit te taksave si ne kohen e ish Presidentit Bush duke vazhduar me perfitimet e papunesise dhe per 13 muaj dhe duke ulur taksat per punonjesit per te inkurajuar bizneset qe te marrin me shume punonjes te rinj.

Duke cilesuar ato qe ai i quajti ndasi te verteta dhe te thella mes demokrateve dhe republikaneve z.Obama tha se ai vendosi qe te ecte perpara per te dhene fund nje qorrsokaku i cili mund te vazhdonte edhe vitin e ardhshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›