E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat dynden tek BQE-ja për kredimarrje

Banka Qendrore Evropiane fillimisht shpresoi të jepte hua 450 miliardë euro në mënyrë që të ndalonte një tjetër krizë që mund të godiste sistemin bankar.

Mbi 500 banka evropiane nxituan për të marrë hua në kuadër të skemës. Kjo i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.
Euroja u rrit ndjeshëm menjëherë pas publikimit të lajmit, por më pas ra përsëri.

Tanimë ngelet për t’u parë nëse bankat do t’i përdorin këto para për të financuar borxhet e shteteve, siç shpreson Presidenti francez, apo për bilancin e tyre./Start/F. P/

                                                                                             2011-12-21 18:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›