E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthime vdekjeprurëse në Irak, dhjetëra të vdekur

Ministria irakiane e Punëve të Brendshme njoftoi se janë sulmuar në të njëjtën kohë 13 vende të ndryshme, përfshirë edhe Al-Amilin në jug të qytetit Halawi dhe Karrada.

Sulmet me bomba mbeten diçka e zakonshme në Irak pavarësisht se dhuna e përgjithshme në vend ka shënuar rënie.

Sulmet me bomba vijnë ndërkohë që në vend është rritur frika për tensione mes sekteve. Të hënën është lëshuar një mandate arresti për zv/Presidentin suni të vendit, i cili akuzohet për financim të terrorizmit. /Start/F. P/

                                                                                             2011-12-22 09:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›