E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, pritet të mbërrijnë monitoruesit e Ligës Arabe

OKB-ja thotë se më shumë se 5000 persona janë vrarë në Siri që prej fillimit të protestave për rrëzimin e Presidentit Bashar Al-Asad në muajin mars, por grupet e të drejtave të njeriut thonë se numri i viktimave është shumë më i lartë.

Damasku fajëson trazirat e “bandave të armatosura” që kërkojnë të destabilizojnë Sirinë.

Rusia është vënë nën presion të përshpejtojë punën në përpunimin e rezolutës së saj që dënon dhunën në Siri.

Moska surprizoi diplomatët duke propozuar një draft javën e kaluar por që atëherë është bërë tepër pak progres. Të enjten, SHBA-të u kërkuan përsëri qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Siria./Start/F. P/

                                                                                             2011-12-22 09:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›