Bankat e huaja, kriteret për administrator
14/07/2009 Procedura e miratimit paraprak për administratorin shtetas të huaj kryhet në dy faza
BSH-ja ndryshon rregulloren e 2003-it. Ja dokumentet për miratimin e administratorëve
Banka e Shqipërisë ka miratuar rregulloren e re për miratimin e administratorëve të bankave dhe degëve e bankave të huaja. Këto do të jenë subjekte të kësaj rregulloreje dhe duhet të ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me licencën e lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Procedura e miratimit paraprak për administratorin shtetas të huaj kryhet në dy faza.
Dokumentet për miratim
Rregullorja thekson se subjekti paraqet një kërkesë me shkrim pranë Bankës së Shqipërisë për marrjen e miratimit paraprak për administratorin përkatës. Dokumentet duhet të shoqërohen me formularët përkatës dhe janë vendimi i organit kompetent me propozimin për emërimin e administratorit përkatës, dokumenti i identifikimit, diploma e arsimit të lartë, dokumentet, që vërtetojnë kualifikime të tjera të administratorit të propozuar, të dhëna të detajuara për veprimtarinë tregtare dhe për bizneset e tij për 5 (pesë) vitet e fundit, duke përfshirë dhe informacionin për pjesëmarrjet influencuese, të paktën një rekomandim lidhur me aftësinë profesionale, të lëshuar nga eprorë, punëdhënës të mëparshëm apo akademikë, një përshkrim të detajuar të punës për pozicionin që do të mbajë administratori i propozuar, deklaratë personale në lidhje me shlyerjen e të gjitha detyrimeve tatimore, deklarata personale e administratorit të propozuar. Për administratorët e propozuar si anëtarë të këshillit drejtues, deklaratë personale për interesat private, vërtetimet e mëposhtme të lëshuara nga organet kompetente, se personi nuk është në ndjekje penale, personi nuk është në gjykim për vepra penale, personi nuk është i dënuar penalisht, personi nuk ka detyrime pasurore të pashlyera. Dokumentet e lartpërmendura duhet të jenë lëshuar jo më herët se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës. “Në rastin kur individi i propozuar për administrator është një shtetas i huaj, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, subjekti paraqet në Bankën e Shqipërisë dhe lejen e tij të qëndrimit dhe të punës, në bazë dhe për zbatim të ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 ‘Për të huajt’”, - thekson rregullorja. Për administratorin shtetas i huaj, vërtetimet do të paraqiten të lëshuara dhe nga organet kompetente të vendit të tij. Dokumentacioni paraqitet në gjuhën shqipe, në origjinal ose në kopje të noteruar. Në rastin e dokumentacionit të lëshuar nga autoritetet zyrtare përkatëse të shteteve të huaja, ai legalizohet nga autoritetet përgjegjëse. Ai dorëzohet në Bankën e Shqipërisë me zarf të mbyllur ose dërgohet me postë të regjistruar.
Miratimi i administratorëve
Banka e Shqipërisë jep miratimin paraprak për emërimin e administratorit të propozuar, pasi vlerëson reputacionin dhe kualifikimet mbi bazën e dokumenteve të paraqitura, dokumenteve ose informacioneve të tjera që zotëron Banka e Shqipërisë, gjetjeve (konkluzioneve, përfundimeve) të vetë bankës, kur çmohet e nevojshme dhe mbi bazën e një interviste të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë me administratorin e propozuar. Procedura e shqyrtimit të dokumentacionit lidhur me dhënien e miratimit paraprak për emërimin e administratorit shtetas të huaj do të kryhet në dy faza. Në fazën e parë, Banka e Shqipërisë shpreh moskundërshtimin e saj për emërimin e administratorit shtetas të huaj kur, pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, krijon bindjen se përmbushen kriteret e përcaktuara. Në fazën e dytë, Banka e Shqipërisë jep miratimin paraprak për emërimin e administratorit shtetas të huaj, pas plotësimit të dokumentacionit.
Paga dhe shpërblimi
Këshilli drejtues, në përputhje me strategjinë, objektivat afatgjatë të veprimtarisë së bankës dhe ecurinë e performancën e saj, miraton politikat dhe rregullat e shpërblimit të anëtarëve të drejtorisë. Paga, shpërblimi dhe kompensime të tjera të anëtarëve të drejtorisë së bankës përcaktohen nga këshilli drejtues. Për këtë qëllim, këshilli drejtues mund të asistohet nga një komitet i krijuar prej tij. Këshilli drejtues ose komiteti i krijuar për këtë qëllim prej tij, mbikëqyr shpërblimin e anëtarëve të drejtorisë, duke u siguruar që ky shpërblim është kryer sipas kërkesave të pikës 1 të këtij neni.
Autonomia e administratorëve
Administratorët, brenda kompetencave të përcaktuara nga ligji, aktet nënligjore dhe organet drejtuese, vlerësojnë dhe marrin në mënyrë të pavarur dhe objektive, vendime lidhur me veprimtarinë e subjektit. Në zbatim të përcaktimeve të paragrafit 1 të këtij neni, administratori merr në konsideratë të gjithë informacionin e vlefshëm, të mjaftueshëm dhe të plotë, si dhe faktorë të tjerë përkatës që mund të ndikojnë në këto vendime. Nga ana e saj, drejtoria informon rregullisht këshillin drejtues të bankës, në mënyrë të plotë dhe në kohën e duhur, për çështjet e rëndësishme që lidhen me operacionet e bankës, sidomos për administrimin e rrezikut.
Hyrja në fuqi
Rregullorja e miratuar rishtazi do të hyjë në fuqi vetëm 15 ditë pas publikimit të saj në Fletoren Zyrtare. Kjo rregullore do të shfuqizojë atë të dhjetorit të vitit 2003, “Për administratorët e bankave dhe të degëve të bankave të huaja” miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 120, e cila është ndryshuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 69, datë 13.09.2006.
Objekti
Rregullorja ka qëllim të përcaktojë parimet dhe rregullat bazë, si dhe kriteret që duhet të përmbushin administratorët e bankave dhe degëve të bankave të huaja, por edhe dokumentacionin e nevojshëm për miratimin nga Banka e Shqipërisë. Gjithashtu përcakton kriteret për lidhjen e marrëveshjeve me të tretët për administrimin dhe drejtimin e bankës.
Refuzimi
Banka e Shqipërisë refuzon miratimin paraprak për emërimin e administratorit të propozuar, kur mbi bazën e vlerësimeve të saj rezulton se administratori i propozuar nuk plotëson kushtet dhe kriteret e vendosura në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe në këtë rregullore. Banka e Shqipërisë në këtë rast jep me shkrim arsyet e këtij refuzimi.