“Lushnjë-Fier”, mbi 12 të vdekur në pak muaj
14/07/2009 Në superstradën e vdekjes” janë shënuar dhe 15 të plagosur rëndë. Protagonistë, emigrantët
FIER- Ndryshimi i infrastrukturës, përmirësimi i rrugës me praninë e 2 korsive dhe prania e mbikalimeve janë 2 nga arsyet e aksidenteve të shumta në autostradën Lushnjë- Fier sidomos 2 muajt e fundit. Numri i aksidenteve është tepër i lartë dhe në pjesën dërmuese të tyre kanë ndodhur në pjesën e qytetit të Fierit jo vetëm në zonën rurale, por edhe ato nacionale, si dhe brenda vijës së verdhë të qytetit.
Viktimat në aksidente
Mbi 12 qytetarë fierakë dhe lushnjarë kanë vdekur në aksident në këto muajt e fundit dhe kryesisht në aksin rrugor Fier-Lushnjë e anasjelltas. Sipas informacioneve të marra nga burime policore, aksidentet rrugore kryesojnë listën e motiveve të vdekjes për këtë vit, ndërsa pas tyre janë vrasjet, vetëvrasjet dhe problemet shëndetësore. Sipas të dhënave, kjo për shkak se pjesa më e madhe e shoferëve preferojnë të ecin shpejt dhe trafiku i rënduar ka bërë që rreth 12 persona të jenë pre e këtyre aksidenteve rrugore, prej tyre rreth 15 rezultojnë të kenë pësuar dëmtime të rënda për shkak të plagosjes. Kjo për faktin se nga goditjet kanë marrë plagë të rënda, kurse 6 të tjerë kanë shpëtuar. Rruga Lushnjë-Fier është konsideruar si “superstrada e vdekjes”. Burimet policore pohojnë se gjatë vitit 2008 në superstradën Fier-Lushnjë kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 69 të tjerë.
Emigrantët, protagonistë
Periudha e ardhjes së emigrantëve në muajt korrik dhe dhjetor janë shkaku kryesor që vënë të parët në listë emigrantët si shkaktarë të aksidenteve. Ndërsa një tjetër problem, është edhe fakti se mungesa e sinjalistikës fut emigrantët në “rrugë qorre”, duke rënë kështu pre e aksidenteve që hera- herës u marrin jetën. Sipas burimeve të policisë, mësohet se faktori “emigrantë” është shtuar zyrtarisht në motivet e aksidenteve, pasi ata konsumojnë alkool. Shkaqet e aksidenteve janë të ndryshme, por ndër kryesoret janë shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara, shkeljet e ndryshme të Kodit të Qarkullimit Rrugor, përdorimi i alkoolit e deri tek drogat në moshat e reja, mungesa e sinjalistikës rrugore, ndriçimi i pamjaftueshëm natën, përgjumja dhe gjendja stresante e drejtuesit të mjetit etj. Mbikalimet në hyrje të qytetit të Fierit aty ku ndahen rrugët hekurudhore me ato automobilistike janë problem shqetësues që ende nuk ka gjetur zgjidhje.