Bankat, garanci per 25 mije euro

Kursimet e shqiptareve neper bankat shqiptare deri ne 25 mije euro jane te garantuara. Kete e ka shprehur dje kreu i qeverise, Berisha, gjate mbledhjes se qeverise, ne kuader te rritjes se kursimeve ne bankat e vendit. Me kete draft te rendesishem qeveria shqiptare vendos nje standard evropian te garantimit te depozitave te qytetareve. "Trendi pozitiv i rritjes se kursimeve ne bankat e vendit, gjate dy muajve te fundit, inkurajon qeverine qe, se bashku me bankat, te rrise garancine e plote per kursimet deri ne 25 mije euro te qytetareve", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij ne lidhje me vendimin e marr dje. Ai deklaroi gjithashtu se me kete draft, qeveria ka marr persiper te garantoje mbi 80% te te gjitha depozitave bankare, se bashku me banken. Per qeverine shqiptare eshte vendim me impakt shume pozitiv per te gjithe emigrantet, te cilet depozitojne ne bankat e Shqiperise parate e tyre, duke i pasur 100 per qind te sigurta ne masen deri ne 25 mije euro. Edhe ndrojtjet qe ata mund te kene ne vendet e tjera ku jetojne, ketu do te kene nje strehe te sigurt, nje vendosje te sigurt per parate e tyre", deklaroi kryeministri Berisha, duke e konsideruar kete nje mase shume te pershtatshme per emigrantet. Kreu i qeverise deklaroi se ky vendim kishte ardhur me propozim te ministrise se Financave dhe lidhej ne menyre te drejtperdrejt me rritjen e nivelit te depozitave. Nga tetori i vitit 2002, ne Shqiperi vepron Agjencia e Sigurimit te Depozitave, e cila ka si mision te saj, sigurimin dhe kompensimin e depozitave ne sistemin bankar. ASG thote se qe pas miratimit te skemave per sigurimin e depozitave, numri i bankave te falimentuara ka rene ndjeshem dhe ne raste falimentimesh depozituesit jane marre ne mbrojtje nga fondi i sigurimit te depozitave. Ne depozitat e individeve, numrin me te madh te depozituesve e perbejne depozituesit e vegjel, depozitat e te cileve arrijne deri ne 700 mije leke, me 83% te totalit te numrit te depozituesve, gje qe shpreh edhe njehere qe ky ligj mbulon pjesen e depozituesve te vegjel, te cilet dhe jane me te ekspozuar kundrejt riskut te mungeses se informacionit ekonomik. Te gjithe klientet qe kane kursime nen 25 mije euro jane 100 per qind te sigurt. Ndersa ata qe kane me shume se 25 mije euro, kompensimi mbi kete shifer do te jete ne perqindje. E njejta shume do te jete e garantuar edhe per kursimet ne euro ose dollare. Aktualisht kufiri minimal i garantimit te depozitave eshte 3.5 milione leke, ndersa per shumat deri ne shtate milione, gjysma e shifres kompensohet e plote, ndersa gjysma tjeter ne masen 80 per qind dhe me tej me perqindje regresive. Veprimi i Bankes se Shqiperise per te rritur kufirin e garantimit te depozitave vjen ne te njejten linje me Bankat Qendrore Evropiane. Ne 6 mujorin e dyte te vitit 2008 pjesa me e madhe e vendeve te Evropes e rriten kufirin e garantimit te kursimeve ne 50 mije euro.