Dita e veres, karaoke, sfilita dhe koncerte ne Tirane
Pranvera vjen vetem ne 14 Mars. Sipas ritit te vjeter por edhe realisht ashtu ndodh, duke sjelle nje feste per kryeqytetin dhe nje tjeter me te madhe ne vendlindjen e kesaj feste pagane, ne Elbasan. E ndersa ne kete qytet per gatitjet kane filluar prej kohesh ne Tirane bashkia se bashku me organizatore te tjere kane pergatitur aktivitete te shumellojshme per festimin e kesaj dite.
Aktivitetet
Festa do te filloje te shtunen paradite ne qender te Tiranes, ne sheshin "Skenderbej". Do te jene kenget dhe vallet e Ansamblit "Tirana" prologu i kesaj feste. Me pas akrobate dhe kloune nga Cirku i Tiranes do te argetojne femijet e pranishem, ndersa Banda e Qytetit do te filloje rrugetimin ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Ne shesh, qytetaret do te gjejne edhe kendin e kuzhines shtepiake, gatime tradicionale te zones, te cilat do te ofrohen per shijim nga nje grup amvisash te qytetit te Tiranes, bashke me receten e gatimit. Lulishtja "Skenderbeu" do te jete e gjitha e femijeve qe nga mesdita. Nuk do te mungoje muzika, kenget dhe vallet popullore, por i pranishem do te jete edhe libri, permes projektit "Te lindur per te lexuar". Bulevardi "Deshmoret e Kombit" do te kthehet ne nje panair argetues, plot me kende dhe cadra ku te rinjte e Rrjetit Rinor do te krijojne nje atmosfere krijuese dhe gazmore. Nje vend te vecante do te kete edhe prezantimi i botimeve nga shtepite botuese shqiptare. Nderkohe, duke ecur poshte ne sheshin perpara Piramides, nje kuartet instrumental do te performoje nga ora 12:00 deri ne 16:00.
Te rejat
Ne Parkun Rinia, Bashkia e Tiranes do te instaloje nje sistem karaoke, ku i fton te gjithe te behen protagoniste te kenges. Nje risi ne keto festime eshte projekti "Pasarela", qe organizohet nga Shoqata e Stilisteve Profesioniste, me koleksione te studenteve te modes. Pasarela do te vendoset para hotel "Rogner" dhe shoe do te zhvillohet ne oraret 11:00-12:00 e me pas, nga ora 13:30 deri ne 14:30. Publiku mund te ndjeke gjate kesaj kohe parakalimin e 30 modeleve te reja, te cilat do te krijojne nje estetike krejt te vecante ne bulevard. Sheshi "Nene Tereza" do te jete hapesira per te gjithe te apasionuarit e Skateboard-it dhe Grafitit. Te shtunen, zona e ish-Bllokut do te jete "Rock-Euro-Zone", nje pellg festiv, dedikuar muzikes rock dhe vlerave perbashkuese evropiane. Koncerti do te filloje ne oren 20:00 me grupe te muzikes rock dhe alternative nga vende europiane, si dhe grupe shqiptare. Skena do te vendoset ne rrugen pedonale "Ismail Qemali" dhe ne te do te ngjiten per te performuar disa grupe muzikore.
Dreka
Ajo cka eshte bere tradite ne kete feste e cila sjell stinen e ngrohte te pranveres eshte edhe drekimi jashte shtepise. Ashtu si edhe ne cdo feste edhe kete here nje pjese e mire e qytetareve nuk do te shkeputen nga "vesi" i te drekuarit lulishteve. Duke u mbledhur familjarisht do te percjellin edhe urimet per deshirat e tyre me te medha te cilat te nisin te plotesohen brenda kesaj stine. Por, edhe Kodrat e Liqenit, do te jene nje tjeter destinacion per te festuar dhe drekuar ne ambiente te jashtme nga shume per te kaluar disa momente. Ndersa, pjesa me e madhe e kryeqytetasve pas nje shetitje do te festoje ne shtepi ashtu sikurse edhe festa te tjera familjare ku pergatisin nje ushqim te vecante dhe festojne se bashku me familjaret e tyre.