Video-kurthi, prokuroria vendos te therrase Alkiden

TIRANE - Vajza qe futi ne "kurth" ish-Ministrin e Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, do te duhet te jape shpjegime para organit qendror te akuzes. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme bene me dije dje per gazeten "Koha Jone", se pas shqyrtimit te filmimeve te bera ne banesen e Ylli Pangos, prokuroria do te kaloje ne marrjen ne pyetje te disa personave. Nje nga personat eshte edhe Alkida Budini, vajza e cila ka arritur te realizoje videon skandale. Prokurore e ceshtjes eshte Anila Leka nga Prokuroria e Pergjithshme qe ka te drejten ekskluzive te hetoje pasi i hetuari eshte deputet me imunitet. Organi qendror i akuzes eshte marre vetem me administrimin e provave, qe jane sekuestruar nga emisioni "Fiks fare", pra te kasetes se publikuar disa dite me pare. Hetimet jane perqendruar vetem ne zbardhjen e pergjimeve te kryera permes kamerave te fshehta si dhe regjistrimeve audio te programit televiziv investigativ. Ne fund te kesaj procedure organi qendror i akuzes deklaroi se do te vazhdoje me sqaronin e kesaj situate, duke pyetur vete Budinin, si dhe personat e tjere. Budini duhet te jape shpjegime ne cilesine e deshmitares, kjo duke marre parasysh faktin qe ajo ka dijeni per ngjarjen. Marrja ne pyetje e Budinit do te behet nga ana e prokurorise per te sqaruar situaten, si dhe per te faktuar nese ka veper penale te kryer apo jo. Pas sqarimit te ketij momenti, Prokuroria e Pergjithshme do te vendose nese do te regjistroje dosjen hetimore, apo jo. Ne rast se dosja do te regjistrohet, organi i akuzes do te vazhdoje hetimet e saj ne ngarkim te ish ministrit Pango. Prokuroria e Pergjithshme prej 8 ditesh ka sekuestruar kaseten filmike te publikuar ne emisionin "Fiks Fare". Hetimi po lokalizohet ne dy pista, ate te shperdorimit te mundshem te detyres permes ngacmimeve seksuale dhe ate te regjistrimit te paligjshem dhe shkeljes se privatesise.
Vajza qe u be strumbullari i atij qe njihet si skandali seksual i ministrit qe u shkarkua nga detyra, eshte Alkida Budini. Nje vajze nga fshati Suc i rrethit Burrel, 24-vjecarja eshte bere e njohur per mediat, pasi ajo ka marre pjese tek Kafazi i Arte 1. Pikerisht aty njohu Ylli Pangon kur ate kohe ishte vetem 19 vjece. Pas perfundimit te edicionit "Kafazi i Arte", vajza nisi te punoje ne gazetari, si fillim ne nje televizion e me pas ne nje radio, per te vijuar me pas aktivizimin, ne stafin e "Fiks Fare". Atje, ajo u be protagoniste e regjistrimit me video te ministrit te shkarkuar Ylli Pango ku me 11 shkurt te ketij viti shkoi ne banesen e tij. Ne banesen e Ylli Pangos sikunder demonstrohet ne regjistrimin audio dhe video, profesori nis ta "gjuaje" duke e nxitur qe te heqe rroba nga trupi. Ne nje moment vajza kerkon te qetesohet dhe duket se kjo e ka stepur ministrin tashme te shkarkuar, i cili nuk ka shkuar me larg por ndoshta dhe ne nje konsensus te heshtur me vajzen, e kane mbyllur "historine", duke u ndare me nje bisede te shkurter mbi dokumentet qe vajza kishte sjelle per te aplikuar per punesim ne MTKRS.
Kush eshte Alkida Budini
Nje vajze nga Suci i Burrelit, Alkida Budini u be e njohur per publikun kur ishte 19-vjece pak vite me pare ne Kafazin e Arte ne News24 ne edicionin e pare. Sipas skedes informuese te emisionit, thuhet se "Alkida eshte ndoshta konkurrentja me e guximshme". Dhe vijohet: "Prinderit e kane mbeshtetur qe ne momentin e pare vendimin per te marre pjese ne Kafazin e Arte, ose me saktesisht, e ema ka qene motor i ketij vendimi. Nuk eshte e dashuruar, dhe nuk ka qene kurre e tille. Suci eshte vend i vogel dhe atje cdo gje merret vesh. Per te eshte hera e pare qe jeton kaq prane meshkujve te panjohur.
Ka dy vellezer e dy motra. Endrra e saj eshte te vazhdoje shkollen e larte ne Tirane, ose te shkoje tek vellai ne Angli i cili jeton atje prej vitesh dhe eshte martuar me nje vajze spanjolle te quajtur Stephany. Ka dashur gjithmone te merret me art, por kjo ka qene per te vecse nje enderr e parealizuar. Jeta e saj ne Suc eshte shume monotone dhe deshiron ta ndryshoje sa me shpejt. Eshte ne diete te vazhdueshme, dhe sic thote e ema: "Alkida uje te pije i behet shendet". Do te donte te lexonte libra por nuk ka vullnet. Ka deshire te behet sociologe".