E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat me 2009 shkelen ligjet, transparenca me klientin mungoi

Sistemi bankar gjate vitit qe shkoi pergjithesisht ka vepruar ne perputhje me kuadrin ligjor por megjithate, jane evidentuar disa mangesi ne drejtim te administrimit te rrezikut te kredise, treguesit e Kapitalit, ekspozimit ndaj rreziqeve te medha, transparences me klientin etj. Zyra e inspektimeve ne Banken e Shqiperise ka verifikuar zbatimin e legjislacionit ne bankat e nivelit te dyte dhe ka verejtur se, ne te shumten e rasteve bankat nuk jane transparente me klientin. Rastet e mosrespektimit kane te bejne me dhenien e informacionit paraprak klienteve ne rastin e kreditimit, njoftimin e klienteve ne rastet e ndryshimit te kushteve te produkteve, publikimin e normes efektive te interesit (NEI), si dhe plotesine e informacionit te permbledhur ne kontrata. Gjithashtu bankat nuk jane respektuar dhe disa kerkesa te ligjit per dokumentacionet e nevojshme ne transaksionet e kredise. inspektoret e BSH kane verejtur se, ka pasur mangesi edhe ne elemente te procedurave per emerimin e administratoreve, si edhe renie te kapitalit rregullator nen nivelin e licencuar te kapitalit fillestar minimal. Nga pikepamja e autoritetit mbikeqyres, niveli i rrezikut te kredise te ndermarre ne disa raste ka rezultuar te jete me i larte sesa vleresonin bankat. Ne kete kuader, jane kerkuar permiresime te vazhdueshme te procedurave dhe manualeve te brendshme te kredidhenies, si dhe analiza lidhur me cilesine e portofolit dhe plane veprimi per mbajtjen nen kontroll te rrezikut te kredise. Gjithashtu Banka e Shqiperise veren se, kane rezultuar disa pasaktesi ne zbatimin e kerkesave rregullative ne percaktimet e rrezikut per grupe aktivesh te caktuara, por pa rendesi materiale. Ne perputhje me rregulloren ne fjale eshte propozuar te rritet pragu minimal i mjaftueshmerise se kapitalit aty ku eshte pare e nevojshme.
Kredia
Nga pikepamja e autoritetit mbikeqyres, niveli i rrezikut te kredise te ndermarre ne disa raste ka rezultuar te jete me i larte sesa vleresonin bankat. Ne kete kuader, jane kerkuar permiresime te vazhdueshme te procedurave dhe manualeve te brendshme te kredidhenies.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›