E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pashkes i eshte zbehur zhurma e madhe e festes"

Ne Kishe hyn duke bere kryqin dhe duke mermeritur disa fjale nen ze. Duket qe eshte ndryshe nga besimtaret e tjere qe hyren se fundmi ne kishe pasi eshte me e moshuara. E veshur me te zeza e shoqeruar nga sternipi i vogel, por edhe nga niper e mbesa Filloreti Xhacka duket nje nga besimtaret me te vjetra qe feston ende sipas tradites edhe pese sot mban 75 vite mbi supe. E ndersa e pyet se si po festohet Pashka ajo fillimisht te jep urimin dhe me pas tregon se festa fillon me javen kur hyn pashka. Qe diten e hene duhet te behen pergatitjet e para dhe me pas deri te nenen tjeter. "Sot, Pashka festohet duke filluar nga e enjtja kur behen pergatitjet e vezeve dhe te bukeve me qiqra, e deri te dielen kur festohet me dreken e madhe" tregon per Koha Jone, gruaja 75 vjecare. Me origjine nga Korca, Filloreti tregon se si jane festuar Pashket kohe me pare kur ajo ka qene e vogel e deri kur nuk u lejuan me. "Ne komunizem ne e dinim se kur binte Pashka dhe e festonim fshehur ate thjesht me veze te kuqe. Kurse, kur une kam qene e re Pashka ishte festa me e madhe dhe kryesore per ne. Pergatitjet fillonin qe nje jave me pare, e diten e merkure mblidheshim ne kishe duke u rrotulluar 3 here perreth. E enjtja vinte me pas me pergatitjet per gatimin tradicional" thote Filloreti. Sipas saj, te enjten behet lyerja e vezeve me ngjyre te kuqe dhe per gatitja e bukes me qiqer per te cilat duhej te punohej gjate gjithe nates ne menyre qe ato te ishin gati per te nesermen. "Kurse, sot buket mund te blihen dhe te gatshme ne furra dhe nuk te japin aspak kenaqesine e festes" thote 75 vjecarja. Kurse e premtja qe gjithmone eshte e zeze, pasi simbolizohet vdekja e Krishtit eshte nje dite ku punohet shume pak, ku sipas riteve nuk duhet te zihesh apo te kryesh pune te tjera pasi vajtohet per vdekjen. Ndersa e shtuna, per te gjithe besimtaret e Krishtere perfshin te gjitha pergatitjet per diten e diel. "Ne gatimet kryesore eshte mishi, vera e kuqe po keshtu edhe vezet e kuqe te cilat hapin tryezen. Gjithsecili pjesetar i familjes ka nje veze te kuqe perpara duke simbolizuar gjakun e Krishtit" thote e moshuara. Sipas saj, zakonet dhe traditat ndryshojne nga zona ne zone, nderkohe qe jane zbehur gjate ketyre viteve te fundit duke shkuar drejt gjerave me te thjeshta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›