Bankat më shumë kredi për biznesin: Më të sigurta
Në këtë periudhë të krizës ekonomike, bankat po kreditojnë më shumë bizneset sesa individët, për shkak të sigurisë më të madhe që ata ofrojnë. Politikat e kujdesshme që ato po zbatojnë kanë çuar në një ngadalësim të ritmeve të kreditimit.
TIRANE- Bizneset janë klientët e preferuar të bankave në kredidhënie, për shkak të sigurisë më të madhe që ofrojnë në këtë periudhë të krizës ekonomike globale. Nga të dhënat e fundit të shoqatave të bankave rezulton se kreditimi për ekonominë ka vijuar, megjithëse me ritme më të ngadalta se vitet e mëparshme. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, bankat kanë dhënë 417 miliardë lekë kredi, ose 20.3 miliardë lekë më shumë se fundi i vitit 2008. Nga kjo shumë 256.7 miliardë lekë kanë shkuar për bizneset dhe pjesa tjetër për individët.
Nga të dhënat e shoqatës së bankave rezulton se kredia për bizneset është rritur me rreth 19 miliardë lekë, ndërsa individët e vetëm 1.7 miliardë lekë. Por pavarësisht ngadalësimit të ritmeve të kreditimit, ekspertët e sistemit bankar vlerësojnë ecurinë e këtij procesi, ç’ka tregon se bankat janë të shëndosha dhe mbështesin ekonominë me financime. (a.r/news24/balkanweb)