E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi automjetet me të cilat udhëtonin janë përpalsur me njëri tjetrin. Ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes, në aksin Fushë Krujë-Lac. Shkaku ka qënë tejkalimi i shpejtësisë. 

LAC- Përplasja mes dy automjeteve ka shkaktuar plagosjen e katër personave. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në superstradën Fushë Krujë-Lac. Automjeti me targa TR 45 95 F është përplasur me mjetin me targa SH 37 10 E. Për pasojë tre persona që udhëtonin në makinën me targa të Tiranës janë plagosur rëndë. Mësohet se ata janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ndërkohë që nuk bëhen të ditur emrat e tyre. Ndërkaq një tjetër person që udhtonte në makinën me targa Shkodre ka pësuar plagë të lehta.
Sipas policies, e cila mbërriti menjëherë në vendgjarje, shkaku i aksidentit ka qënë tejkalimi i shpejtësisë nga të dy automjetet. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›