Rama: Po vuajme pasurimin e pakices

Ai fajesoi qeverine kur tha se ky proces eshte tejzgjatur ne menyre te paligjshme.
“Une kam degjuar te njejten histori te ligjit dhe Maliqit. Me voten e 28 qershorit, ne se bashku do te hapim nje faqe te re ne historine tone te perbashket duke e nisur nga dhenia e certifikatave, te pronesise, te gjithe atyre shqiptareve qe disponojne token ne baze te ligjit 7501”, u shpreh Rama.
Shefi i socialisteve tha se shumica e popullise vuan nga menyra e paligjshme e pasurimit te disa njerezve.
“Socialiste dhe demokrate ne te gjithe Shqiperine, jane pa rrugen e sigurte per familjen. Ndryshimin e jetojne vetem nje grup njerezish ne Tirane”, theksoi Rama.
Zoti Rama i perkufizoi zgjedhjet e 28 qershorit si zgjedhje mes Shqiperise qe kemi 18 vjet e jetojme sic tha ai, dhe Shqiperie qe kemi 18 vjet qe e presim. Beteja e socialisteve sipas Rames eshte beteja mes te shkuares dhe te ardhmes, per te cilen ai shprehu se kjo e fundit do te triumfoje.