E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat, ne "Test Stresi" cdo muaj

Muajt e fundit Banka e Shqiperise eshte duke kryer testime te njepasnjeshme, per te gjetur reagimin e sistemit bankar, ne qofte se ai do te perballej me rrethana nga me pesimistet. Banka e Shqiperise njoftoi se, analizat e perftuara nga stress-test (testi i stresit) jane bere si ne rang sistemi ashtu dhe ne menyre individuale per cdo banke me vete, tregojne se sistemi ne teresi dhe asnje nga bankat ne vecanti nuk jane te prekura ne nivelin e likuiditetit dhe te kapitalizimit. Testi i stresit eshte nje metode qe banka e Shqiperise e ka aplikuar kohet e fundit per te vleresuar spektrin e rreziqeve qe i kanoset sistemit bankar. Por kete vit nisur nga kriza financiare globale, testi i stresit eshte duke u aplikuar me shpesh. Burimet ne Banken e Shqiperise njoftuan se, jane ndermarre disa veprime per te forcuar mbikeqyrjen e veprimtarise se sektorit bankar gjate kesaj periudhe, si dhe po merren nje sere masash te tjera ne kete drejtim te cilat e shtrijne efektin e tyre ne nje periudhe kohe me te gjate. "Keto veprime do te zbatohen ne konsultim me sektorin bankar", njoftojne burimet zyrtare ne BSH. Nderkohe, drejtuesve te sektorit bankar iu kerkohet te rrisin forcen kontrolluese dhe kujdesin per veprimtarine e institucioneve qe drejtojne. Per te frenuar dhe parandaluar perfshirjen e sistemimit ne krize Banka e Shqiperise ka vendosur nje regjim te perforcuar te monitorimit te zhvillimeve, duke nisur nga marrja e nje informacioni ditor. Ky informacion ka te beje me zhvillimet ne situaten e likuiditetit te sektorit bankar dhe se fundi edhe per ato te kredise. Jane perforcuar kontaktet me perfaqesuesit e bankave tregtare, per te njohur kendveshtrimin e tyre mbi zhvillimin e situates. Ne te njejten kohe po monitorohet ecuria e grupeve bankare te huaja qe veprojne ne vendin tone, nepermjet shkembimit te informacionit, vizitave, kontakteve me autoritetet mbikeqyrese ne Austri, Greqi dhe Itali. Te njejtat burime pohojne se, jane rishikuar procedurat e brendshme te reagimit te Bankes se Shqiperise, ne rast nevoje per tregun financiar ne perputhje me pervojat e vendeve te tjera, gjate kesaj krize financiare.

Menjanimi i krizes, drejtuesit e bankave edhe kontrollore

Banka e Shqiperise iu ka kerkuar perfaqesuesve te industrise bankare, angazhimin dhe kujdesin maksimal ne monitorimin dhe perballimin e zhvillimeve gjate ketij viti. Per kete qellim, autoriteti qendror bankar do te nxise nje dialog konstruktiv me perfaqesuesit e industrise bankare si edhe do te mireprese cdo propozim te tyre ne lidhje me veprimet qe duhet te ndermerren dhe vleresimin e efekteve te tyre. Gjithashtu, Banka e Shqiperise do te kerkoje nje forcim te kontrollit te strukturave drejtuese te bankave, mbi veprimtarine e institucioneve te tyre. Kjo do te behet ne perputhje me nevojen per t'iu pershtatur kerkesave te shtuara per informacion, nga ana e Bankes se Shqiperise, per njohjen ne kohe reale te zhvillimeve ne veprimtarine bankare. Ne menyre te posacme, Banka e Shqiperise kerkon nga aksioneret e bankave, te jene te gatshem qe ne rast nevoje te shtojne kapitalin dhe te ruajne linjat e financimit per filialet e tyre qe veprojne ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›