E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti ironik ve Tiranen perballe Vllaznise

Dy ekipet kryesuese te kampionatit tone, qe rivalizojne per titullin kampin ne Shqiperi, Tirana dhe Vllaznia, do te perballen ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Shorti i ka vene perballe, si per ironi te fatit, cka do te thote se njera prej tyre nuk do te jete ne finalen e Kupes se Shqiperise. Eliminimi i njeres do te sjelle presion, per te fituar titullin kampion, te tjetres. Pretendimet e fituesve te edicionit te fundit te kupes, Vllaznise dhe ato te 23 here kampioneve te vendit, Tiranes, jane te njejta. Ne kete mes, jo me ne kompeticionin e kupes eshte Dinamo, se ciles i eshte hequr e drejta per te qene gjysmefinaliste. Kampionet ne fuqi jane skualfikuar, per shkak te parregullsise, ne aktivizimin e nje futbollisti. Ne rast se blute do te mbrojne titullin kampion, edhe kete vit, do te jete edhe me e veshtire qe te pranohet eliminimi nga kupa, qofte i Tiranes, apo edhe i Vllaznise. Prandaj pritet nje beteje e ashper, mes tyre, ne dy ndeshjet e kupes, pervec ndeshjes finale, ne fund, te kampionatit. Tirana synon te realizoje "bis" trofesh, por llogarite tani duhet t'i bej me rivalen kryesore, ne te dy frontet. Ndeshjet e para te gjysmefinales do te luhen me 15 prill. Nderkaq, Shkumbini i Peqinit duhet te prese edhe ndeshjen e trete mes Partizanit dhe Flamurtarit, per te mesuar se perballe ciles skuader do te diskutoje nje bilete, per ne finalen e Kupes se Shqiperise. Te kuqte e Shpetim Duros duhet ta sigurojne edhe nje here tjeter kualifikimin ne ndeshje e trete, pasi te dyja ekipet jane penalizuar, pas ndeshjes se fundit.

Kupa e Shqiperise

Takimi shtese, pas vendimit te Disiplines

Partizani-Flamurtari (8 prill 2009, ora 16:00)

Stadiumi "Niko Dovana", Durres

Ndeshje gjysmefinale

Ndeshjet e para

15 prill 2009

Partizani/Flamurtari-Shkumbini

Vllaznia-Tirana

Ndeshjet e kthimit

29 prill 2009

Shkumbini- Partizani/Flamurtari

Tirana- Vllaznia

Finalja

13 maj 2009


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›