E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat spanjolle kane nevoje per 40-80 mld euro

Për të shpëtuar bankat spanjolle duhen mes 40 dhe 80 miliardë euro. Është ky parashikimi i bërë nga FMN i cili do të publikohet të hënën e ardhshme në raportin e institutit të Uashingtonit. sipas këtij raporti të publikuar përpara kohe nga gazeta spanjolle ABC , FMN ka menduar dy skenarë. I pari merr në konsideratë situatën aktuale  dhe parashikon një nevojë për fonde mes 40 miliardëve euro të destinuara për 10 banka, mes të cilave banka e katërt më e madhe spanjolle, Bankia, që vet shteti synon ta shpëtojë me një ndihmë record për më shumë se 23 miliardë euro.  Ndërsa skenari i dytë sipas FMN flet për një recesion të fortë dhe parashikon një ndërhyrje prej 80 miliardë euro për të shpëtuar sistemin financiar spanjoll. Madridi brenda dy javësh  do të marrë një vendim mbi rikapitalizimin e bankave dhe një kërkesë të mundshme ndërkombëtare, pavarësisht rezistencës aktuale. Sipas së përditshmes El Pais, disa funksionarë thonë se në Bruksel është përjashtuar idea për një garanci ndihmash direkte për bankat, kjo në kundërshtim të ligjeve që rregullojnë funksionimin e fondit europian të shpëtimit të shteteve. Por  sipas britanikes FT Europa po vlerëson një program shpëtimi për Spanjën i cili do të ndihmojë sistemin bankar të saj duke vendosur vetëm disa kushte të kufizuara Madridit, në mënyrë që të shmangë  rezistencën e mbajtur deri tani nga qeveria për një ndërhyrje të Brukselit. Ndryshe nga sa është vendosur për Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën plani i shpëtimit spanjoll duket se do të parashikojë masa të pakta shtrënguese, përveç reformave të akorduara me BE, dhe nuk do të kërkojnë një kontroll të mirëfilltë nga kreditorët ndërkombëtar. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›