E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankers Petroleum, 115 milionë USD investim të ri në Shqipëri

Tiranë, 21 prill, NOA Kompania kanadeze Bankers Petroleum ka parashikuar të investojë në Shqipëri si kapitale te reja rreth 115 milionë dollarë, për zgjerimin e kapaciteteve të saj prodhuese dhe rritjen e eksporteve të naftës nga Shqipëria.

Një fakt të tillë kryeministrit Berisha ia ka bërë me dije zv/presidenti i kësaj kompanie, Leonidha Çobo në një takim të përbashkët, ku shoqërohej edhe nga ambasadori i Kanadasë për Shqipërinë, me rezidencë në Romë, James Fox.

Çobo e informoi kryeministrin Berisha se gjatë katër viteve te fundit, Bankers Petroleumka kryer një investim në Shqipëri që arrin një vlerë totale prej rreth 200 milionë dollarësh amerikanë.

Ndër të tjera, ai tha se Bankers Petroleum ka rritur prodhimin e naftës në vend, i cili do të shënojë në fund të këtij viti një shifër prej 15 mijë fuçi në ditë dhe parashikon që vitin e ardhshëm ky prodhim të arrijë në 24 mijë fuçi në ditë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›