FMN: Ekonomia e Shqipërisë e ekuilibruar, kujdes me borxhin publik
gjithsesi, mund të thuhet se rreziqet për stabilitetin e tregjeve financiare janë pakësuar. Sipas përllogaritjeve të FMN-së, humbjet e bankave në kuadrin e krizës financiare kanë qenë rreth 500 miliardë dollarë më pak nga sa mendohej, pra në vend të 2800 miliardë dollarë, në 2300 miliardë. Por FMN-në duket se e shqetëson më shumë rritja e malit të borxheve shtetërore, gjë që sipas këtij organizmi, përbën një problem që mbetet nën vëzhgimin e tij dhe që duhet zgjidhur. Për këtë FMN-ja ka kërkuar prej të gjitha qeverive që të përpilojnë plane të besueshme për të përmirësuar gjendjen e buxhetit të shtetit. Në raportin e fundit mbi perspektivën e ekonomisë botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se Evropa juglindore do të përballet me një ngadalësim të ndjeshëm dhe rritje të deficitit të llogarisë korrente për shkak të krizës globale dhe uljes së kërkesës nga vendet perëndimore. Drejtuesi i misionit të FMN-së në Shqipëri Gerwin Bell thotë se qeveria shqiptare duhet të gjejë mënyra për ta bërë vendin më elastik ndaj sfidave të reja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zyrtari i FMN-së thotë se në këtë situatë, vendimi për zgjatjen apo jo të programit të Shqipërisë me këtë institucion të rëndësishëm financiar, nuk do të jetë i vështirë.
Last Updated on E Merkure, 21 Prill 2010 19:38