E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Arritje marrëveshja e sigurimeve Shqipëri-Maqedoni

Tiranë, 21 prill, NOA Përbën arritje fakti që mes Shqipërisë dhe Maqedonisë është iniciuar krijimi i grupit të përbashkët të punës mbi hartimin e marrëveshjes ndërshtetërore të sigurimit shoqëror të punës.

Sikundër është për tu vlerësuar edhe nisma e mbarë e sigurimit, për mbrojtjen sociale të qytetarëve të dy vendeve tona.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha ia bëri me dije gjatë një takimi Xhelal Bajramit, ministër i Punës së Maqedonisë.

Duke vlerësuar në mënyrë të veçantë, rolin që kryeministri Berisha ka luajtur në demokratizimin e jetës politike shqiptare, Bajrami u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të admirueshëm, përpara në zhvillimin politik e ekonomik, si dhe në rrugën e integrimit të saj perëndimor.

Ndërsa kryeministri Berisha shprehu besimin zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është rruga më e dobishme për qytetarët e shtetit fqinj.

Shqipëria, - u shpreh kryeministri Berisha - do të jetë përherë një partner dashamirës për çdo marrëveshje dhe projekt me impakt të përbashkët që i shërben dy popujve, zhvillimit, paqes dhe stabilitetit në rajon.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›