Banks nuk pushon
Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 09:13
Elizabeth Banks nuk ka dëshirë që të marrë pushim.
Aktorja – e cila ka pranuar se është duke bërë një baraspeshim në jetën e saj mes karrierës dhe të qenit nënë e djalit të saj, Felix – ka thënë se nuk ka dëshirë që të ndalet në asnjë çast.
“Realisht nuk jam në pushim dhe nuk kam dëshirë të pushoj. Gjithmonë vazhdoj të punoj dhe pastaj shikoj kur del ndonjë kohë e lirë, atëherë pushoj. Por, tani kam punë edhe si nënë e re që jam. Pra, gjatë gjithë këtyre ditëve, asnjëherë nuk jam ndalur së punuari”.