E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunis, seks simbol

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 12:30

Mila Kunis ka thënë se është “fantastike” të jesh një seks simbol. Aktorja ka qenë e befasuar me këtë epitet, pasi që e tërë vëmendja e meshkujve dhe e të rinjve është në drejtim të një femre, ku ju merrni lëvdata por edhe famë duke u dukur e bukur dhe seksi.

Aktorja Kunis ndryshe fitoi famë me rolet në filmat “Black Swan dhe “Forgetting Sarah Marshall”, por është e lumtur me epitet që ka marrë.

“Është çmenduri”, tha ajo.

“Dëgjoni, ndoshta nuk është lumturi të jeni në një pozitë të këtillë, sepse mendoj se është histerike dhe shumë shokë qeshin me mua. Nëse dikush mendon se jam atraktive, Zoti i bekoftë ata, mendoj se është fantastike”.

Megjithatë, Mila ka pranuar se ka disa gjëra të këqija nga fama, sidomos nga thashethemet për jetën e saj të dashurisë dhe atë private. “Të qenit beqare është shumë e vështirë pasi të gjithë shkruajnë për ty, madje nuk jeni të lirë të dilni me asnjë mashkull”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›